Të gjitha viset e tokës do ta shohin shpëtimin e Hyjit tonë.

Sa të bukura janë mbi male këmbët e kasnecit që sjell lajmin e mirë të paqes, që sjell lajm të

mirë, që shpall shëlbimin, që i thotë Sionit: ‘Zoti yt mbretëron!’ Dëgjo! Rojet e tua me të

madhe gërthasin, të gjithë së bashku lëshojnë zë hareje se me sytë e vet po shohin se po

kthehet Zoti në Sion! Gëzohuni e galdoni së bashku, rrënjat e Jerusalemit, sepse Zoti po e

ngushëllon popullin e vet, po e shpërblen Jerusalemin! Sepse Zoti e shpërvoli krahun e vet

të shenjtë para syve të mbarë popujve, të gjitha viset e tokës do ta shohin shpëtimin e Hyjit

tonë.

Fjala e Zotit

Psalmi 98

Ref Mbarë toka e pa shëlbimin e Zotit tonë

‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐

Këndoni Zotit një këngë të re,

sepse bëri vepra të mrekullueshme!

Ngadhënjeu me fuqi të së djathtës së vet,

me fuqi të krahut të vet të shenjtë.

‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐

Zoti e dëftoi shpëtimin e vet,

përpara paganëve e zbuloi drejtësinë e vet.

I ra ndër mend dashuria dhe besnikëria e vet

kundrejt shtëpisë së Izraelit.

‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐

Të gjitha skajet e botës e panë

shëlbimin e Hyjit tonë.

Mbarë toka le t’i brohoritë Zotit,

le të gëzojë, të duartrokasë e të këndojë.

‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐

Këndoni Zotit me harpë,

me tinguj veglash muzikore,

me trumbetë e me zë të pipëzës së bririt,

brohoritni para fytyrës së Zotit, Mbret!

‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐

Leximi i dytë: Heb 1, 1‐6

Zoti na foli neve me anë të Birit

Lexim prej Letrës së shën Palit apostull drejtuar Hebrenjve

Hyji herë mbas here dhe në mënyra të ndryshme, në të kaluarën, u ka folur etërve me anë të

profetëve, së fundi, në këto ditë, na foli edhe neve me anë të Birit, të cilin e bëri

trashëgimtarin e të gjitha sendeve, nëpër të cilin edhe e krijoi gjithësinë. Biri, që është

pasqyrimi i Lavdisë dhe vula e qenies së Hyjit, që me të fuqishmen fjalën e vet mban

gjithësinë, pasi e kreu pastrimin e mëkateve, ndenji në të djathtën e Madhërisë në qiell; u bë

aq më i pushtetshëm se engjëjt sa më të madhërueshëm se ata e trashëgoi Emrin! Dhe

vërtet, cilit prej engjëjve Hyji i tha ndonjëherë: »Ti je im Bir unë sot të linda?« Dhe prapë:

»Unë do t’i jem Atë dhe ai do të më jetë Bir?« Dhe prapë, kur dërgon të Njëlindurin Birin e

vet në botë, thotë: »Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Hyjit!«

Fjala e Zotit

ALELUJA

NJë ditë e shenjtë lindi për ne:

Ejani të gjithë ta adhurojmë Zotin;

Sot zbriti mbi tokë një dritë e shkëlqyeshme.

ALELUJA

Ungjilli: Gjn 1,1‐18.

Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit

Në fillim ishte Fjala e Fjala ishte në Hyjin e Fjala ishte Hyj. Kjo ishte në fillim në Hyjin. Prej Saj

u bë çdo gjë e pa Të nuk u bë asgjë. E çdo gjë që u bë, e pati në Të jetën e Jeta është drita e

njerëzve; e Drita shndriti në errësirë e errësira nuk e pushtoi. Qe një njeri i dërguar prej

Hyjit. Emri i tij ishte Gjon. Ai erdhi si dëshmitar, për të dëshmuar Dritën, që të gjithë të

besojnë nëpër të. Ai nuk ishte Drita, por ‐ për të dëshmuar Dritën. Drita e vërtetë që shndrit

çdo njeri, erdhi në botë. Ishte në botë e bota u krijua prej Saj, e bota nuk e njohi. Erdhi ndër

të vetët, e të tijtë nuk e pranuan. Atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Hyjit:

atyre që besojnë në Emrin e tij. Këta s’i bëri bij të Hyjit as gjaku as prirja e mishit as prirja e

njeriut por ‐ Hyji. E Fjala u bë njeri e banoi ndër ne. Ne e pamë lavdinë e tij, atë lavdi që prej

Atit i përket Birit të vetëm plot hir e të vërtetë. Gjoni e dëshmon Atë. Ai shpall: “Ky është ai,

për të cilin thashë: ‘Ai që vjen pas meje, është më i madh se unë, sepse ishte përpara meje!’“

Vërtet, prej plotësisë së tij të gjithë ne morëm, madje, hir mbi hir. Vërtet, Ligji u dha nëpër

Moisiun, porse hiri dhe e vërteta erdhën nëpër Jezu Krishtin. Hyjin kurrë askush nuk e pa:

Biri i vetëm ‐ që është Hyj, një natyre me Atin, Ai bëri të njihet.

Fjala e Zotit

Vazhdojmë edhe sot atmosferën festive të festës më të gëzuar të besimit tonë – Krishtlindja.

Në këtë festë përkujtojmë ngjarjën më të madhe në historinë e njerëzimit, kur vet Zoti

viziton familjet tona. Pra, sot realizohen jo vetëm paralajmërimet e profetëve lidhur me

ardhjën e Mesisë, dhe pritja shekullore e izraelitëve, por realizohet edhe vet premtimi i Zotit.

Ai, siç e dijmë pas mëkatit të Adamit dhe të Evës, si dhe denimit që iu shqiptoj atyre premtoi

se do të lindë një Evë e re, prej të cilës do të lindë Shelbuesi i botës.

Ndoshta dikush mund të pyetët: Pse Krishti erdhi në botë? Çka solli ai diçka të veçantë? Zoti

është bërë njeri, sepse Ai dëshiron që njeriu të hyjnizohet, të shenjtërohet. Kjo festë është

pra, takimi ynë, takimi mes Zotit dhe njeriut. Është fitorja e dashurisë së Zotit mbi urrejtjen e

Djallit, të mirës mbi të keqën. Pra, vërtet që bota jonë dhe populli ynë kanë nevojë për

progres ekonomik, shkolla dhe gjesende të tjera materiale. Të gjitha këto nuk i solli Krishti!

Megjithatë, Krishti solli diçka që njeriut dhe botës në përgjithësi i nevojitet shumë. Dhe

njeriu pa marrë parasysh sa është i pasur ato gjëra nuk mund t`i blen askund. Pra, Krishti në

botë e solli dashurinë. Bota gjithnjë e më tepër po bëhet e akullt, e ftohtë pa ndjenja për më

të varfërit. Drejtësia, paqja synohet të arrihet me dhunë, me luftë, e jo me dashuri! Kjo është

arsyeja pse nuk ka paqe në botë! Pra, Krishti erdhi në botë për të treguar dashurinë që Zoti

ka për ne, për të na rimiqësuar përseri me të, për të na mësuar se si ta pranojmë njëri tjetrin

si vëlla, si mik dhe si dashamir. Krishti erdhi në botë për të sjellur paqën. Sa takimet, sa

ligjeratat bëhen për paqe, e paqe nuk ka. Edhe ne kosovarët po e vërejmë këtë. Jetojmë në

liri, nuk jemi të okopuar, por nuk ka paqe! Ende vritën njerëzit, ende derdhet gjaku!? Krishti,

siç na thotë Isaia profet është Princi i paqës. Krishti erdhi për të sjellur faljen, mirësinë,

durimin, mirëkuptimin. Janë këto të gjitha virtytet të cilat na nevojitën për një jetë të vertet

fetare dhe njerëzore. Dhe këto virtyte mund të na i sjellë vetëm Krishti, sepse ato lindin në

zemrat tona. Andaj ta kuptojmë se nuk ka humbje më të madhe se sa t`ia mbyllim dyert e

zemrave tona Zotit. Largoni të gjitha barrierat në rrugën tonë drejt Zotit. Mos u frikësoni:

Hapni dyert e zemrave tuaja Krishtit, i cili e din për çka kemi nevojë, na porositë Papa.

Dashtë Zoti që t`i hapim dyert e zemrave dhe të familjeve tona që Ai të lindë në to dhe t`i

sjellë ato të mira që neve do të na ndihmojnë të jetojmë si bijë dhe bijat e Zotit, si vëllëzërit

dhe motrat e Krishtit. Për shumë mot Krishtlindja.

Lutjet e besimtarëve

Vëllezër dhe motra, Krishti erdhi ndër ne që të na ndihmojë që një ditë të jetojmë me të

tek Ati ynë i përbashkët. Andaj bashkë me të t`i lutemi Atit tonë qiellorë duke thënë:

Dëgjoje, o Zot, lutjën tonë.

‐ Për Papën, ipeshkvijtë tanë, meshtarët dhe rregulltaret, që gëzimin e ardhjes sate

ndër ne, o Jezu, t`ia shpallin botës me fjalë dhe me vepra, të lutemi.

‐ Bëj, që familjet tona, të pranojnë Ty me bujarinë shqiptare, dhe Ti, o Jezu, të rritesh

në familjet tona, dhe t`iu ndihmosh të mbetën të bashkuara në paqe dhe dashuri, të

lutemi.

‐ Me ardhjën tënd, solle dritën, gëzimin, dashurinë, ndihmoju besimtarëve tanë të

kuptojnë se gëzimi dhe dashuria janë në falje, pajtim, flijim dhe dashuri besnike dhe

të sinqertë, të lutemi.

‐ Ti, mbret i qiellit dhe i tokës, nëpërmjet engjëjve ua shpalle njerëzëve paqën, ruaje

jetën tonë në paqen tënde, të lutemi.

‐ Të gjithë besimtarët e Misionit tonë që gjatë këtij viti i ke thirrë te vetja, bëj që të

lumtur të kremtojnë me ty në parriz, të lutemi.

 

 

O Zot i amshuar, bëj që Biri yt Shëlbuesi ynë të jetojë me ne dhe të na ndihmojë që një ditë

edhe ne të vijmë tek Ti, nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen.

SHPËRNDAJE