Dark Mode Light Mode

Kris qyteki ne qeverine e Isa Hashimit. Grushte e shqelma në Ministrinë e Enver Hoxhajt!

hogggNjë ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Dy zyrtarë të kësaj ministrie janë përfshirë në një përleshje fizike pas disa mosmarrëveshje që kishin ndërmjet vete.

Indeksonline mëson se ishte sekretari permanent i MPJ-së, Fitim Sadiku i cili kishte sulmuar fizikisht një zyrtar tjetër të Ministrisë të cilën e drejton Enver Hoxhaj. Ndërsa burimet thonë se ky rast tani është hapur edhe në Policinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajon e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rrahjen e dy zyrtarëve të MPJ-së.

Advertisement

“Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave dhe ka kaluar në lëndim trupit në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Personat e përfshirë janë intervistuar nga Policia e Kosovës dhe se të njëjtit janë liruar pas urdhrit të prokurorit”, ka thënë ajo.

View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 4 =

Previous Post

Presheva i shkruan OKB ne Gjenevës. Kërkon largimin e forcave serbe nga Lugina

Next Post

"Global Medica" dhe koordinatori i saj Blerim Miftari shperndajne ndihma!

Advertisement