Shefi i opozitës në Kosovës, z. Memli Krasniqi, në seancën e parë pas rikthimit nga pushimi është shprehur i ashpër ndaj qështjes korruptive të ambasadorit Martin Berishaj.

Krasniqi ka akuzuar qeverinë, por edhe kryeministrin Kurti që nuk po pranojnë të ballafaqohen me akuza të frikshme që mediat në Slloveni por edhe në vendin tonë kanë ndaj ambasadorit Berishaj, duke përmendur informacionet që kanë rrjedhur se paratë e kompanisë GEN janë tërhequr si “Cash” nga z. Berishaj në Prishtinë dhe se ato janë përdorur për fushatë zgjedhore pikërishtë të Lëvizjes Vetvendosje.

z. Krasniqi ka thënë se sado që të mundohen që të i fusin vesht në lesh në lidhje me raportimet për z. Berishaj. nuk do të jetë e mundur që të tejkalohet skandali për z. Berishaj të cilit ia dhanë nënshtetësinë brenda një dite, që nuk ka ndodhur ndonjëherë, në mënyrë që të nesërmen ta emrojnë ambasador.

SHPËRNDAJE