largea_foto1455532877Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, njëherit kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës, ku flet për ndërhyrjen e NATO-së dhe Pavarësinë e vendit, duke e akuzuar se po e harron luftën çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se para se duhet të jesh i verbër, madje dhe i pa mend që ta përmendesh NATO-n, e cila kurrën e kurrës nuk do të ndërhynte pa luftën e lavdishme të UCK-së, pa atë krizën humanitare të cilën e shkaktoi lufta që Serbia udhëhoqi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pastaj erdhi ndërhyrja e NATO-së dhe u arrit çlirimi i Kosovës.

Madje në një fragment të postimit të tij, Krasniqi thotë se kryeministri Mustafa duhet të ia laj këmbët Thaçit e të pijë ujin e këmbëve të tij.

“Isa Mustafa, pas riciklimit (rikthimit te tretë në qeverisje) me ndihmën e pa kursyer të Hashim Thaçit (të infektuar me sëmundjen e Rugovës për President), ai duhet të shkoj te Thaçi për çdo mbrëmje për t’ia larë këmbët e pirë ujin, pasi ai, ia dha edhe një herë rastin që të vazhdoj vjeljen e një përqindëshi tjetër. Shpresoj që ministrave gjysmanalfabet në Kabinetin Mustafa, referencat e përdorura janë të mjaftueshme për natyrën e shkrimit!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

SHPËRNDAJE