Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në qytetin e Rahovecit, z. Burim Krasniqi, duke folur për skandalin, sic e kanë quajtur qytetarët e Rahovecit, veprimin e djeshëm të kryetarit Latifi, atë të dërgimit të eskavatorëve për ta rrënuar stadiumin e qytetit, pa iu ofruar alternativë futbollistëve, ka thënë se ky veprim nga ana e kryetarit është vetëm edhe një skandal i rradhës, ku i “shtrinë këmbët, më gjatë se që e ka jorganin”.

Krasinqi ka thënë se ishte skandali me stadiumin, pasi që futbolli është më popullorë dhe zgjon më shumë kurreshtje që bëri kaq shumë bujë, pasi që kjo nuk është asgjë e re për kryetarin Latifi, duke numëruar kështu dështimet e tija gjatë këtij mandatit, e duke vënë theksin tek sheshi i qytetit si dhe tek palestra e sporteve, të cilat Krasniqi i ka quajtur dështime dhe para të shpenzuara pa planifikim të mirfillt.

“Shikoni, kur është projektu e buxhetu projekti i sheshit të Komunës së Rahovecit, kemi kërkuar që të mos preket stadiumi i qytetit, për pa u siguru një alternativë si për zhvillimin e stërvitjeve ashtu edhe për ndeshjet të klubit tonë të futbollit, i cili na bën krenar me traditën që dhe atë që përfaqëson për qytetarët tanë. Kryetari dje e ka ndermarrë një veprim pa u konsultu me askë, as me KF Rahovecin, ku si veprim i tillë ka qenë i papranueshëm.
Kryetari nuk e ka për herë të parë që bënë këso veprimesh kapriqoze, një të tillë të habitshëm e ka ndërrmarrë edhe me fillimin e projektit të kompleksit sportiv, ku ka thënë se aty do të jetë edhe stadiumi, por i kemi thënë me kohë se është projekt i dështuar, e cili sot ka mbetur sot nje gërmadhë për shkak të analizave të gabuara që i kanë bërë në fillim të projektit, ku tek masi kanë filluar, e kanë parë që terreni është shkemborë dhe nuk po iu del sipas planeve. Kemi informacione se është rritur buxheti për kompaninë nga ana e komunës, por prap punët po ngecin, sado që kanë kaluar mbi tri vite prej kur kanë filluar punimet”, është shprehur shefi i LDK-së në Rahovec.

Kryetari Latifi tashmë ka krijuar një shkëputje me qytetarin e Rahovecit

“Mund të ju them se këto projekte të filluara e pa krye, tashmë janë bërë zakon për kryetarin Smajl Latifi. Një situatë të ngjashme sikur te kompleksi i sporteve e kemi edhe tek sheshi qendror i qytetit, për të cilin ka pakënaqësi totale të qytetarëve, e për habi, ende nuk kemi revoltë të mirëfilltë të qytetarëve tanë. Nëse flasim në përgjithësi për komunën tonë, mund të them se kryetari Smajl Latifi e ka një shkëputje në raport me qytetarin prej kohësh. Komuna e Rahovecit i ka mbi 1 milion euro borgje, pra fatura të cilat e presin te dera e kryetarit për pagesë, kemi pastaj mbi 2,5 milion euro procedura përmbarimore ndaj komunës, të cilat janë fituara nëpër gjykata, pastaj mbi 20 milion euro ka obligime kontraktuale, të gjitha këto pa ndonjë projekt konkret për qytetarët, janë pra të gjitha borgje për projekte të vogla të cilat nuk kanë bërë ndonjë zgjidhje të rëndësishme për lehtësimin e jetës së qytetarëve në Komunën e Rahovecit”, vazhdon tutje z. Krasniqi.

Latifi do ta marrë faturën nga qytetarët, ata nuk do të harrojnë

“Ne jemi të bindur se për të gjitha këto, kryetari Smajl Latifi faturën do ta marrë në fund të mandatit të tijë si kryetar, qytetarët nuk do t’ia falin për të bëmat e tijë jo vetëm në këtë mandat, por edhe në mandatin e kaluar.
Po kthehem edhe njëherë tek skandali me stadiumin e qytetit të kryetarit Smajl Latifi, ne në fushatë zgjedhore e patëm dhenë zgjidhjen me të favorshme për qytetarët. Së pari kemi arsyetuar pse është e papërshtatshme lokacioni për kompleksin sporti, e papranueshme ka qenë edhe për qytetarët e edhe për sportistët, e që po rezulton se kemi pasur të drejtë. Tash me votimin e planit zhvillimorë komunal, është paraparë që stadiumi të ndërtohet në rrugën për Bërnjak, po presim edhe pronarin e kompanisë “Stonë Castle” që me marrëveshje të lirojë një hapsirë për ndërtimin e stadiumit. Ne si subjekt opozitarë, cka kemi mundur të ofrojmë është absolutisht gadishmëri të plotë kur janë në pyetje qytetarët që të japim votën tonë për lokacionin final të stadiumit të qytetit. Një zotim të tillë ia kemi dhënë edhe në prezencë të ministrit të sportit z. Ceku, gjatë takimit që e kemi pasur të gjitha subjektet politike”, përfundon shefi i opozitës në Rahovec.

SHPËRNDAJE