I pari i Partise Demokratike te Kosoves, z. Memli Krasniqi, bashke me pergjegjesin per diaspore te ketij subjekti politik, z. Elmi Reçica, gjate dites se sotme ne ambientet e partise e kane pritur kryetarin e deges se PDK-se per Zvicer, z. Ragip Xhaka.

Nder te tjera, z. Krasniqi ka thene se Xhaka ka ardh me lajme te mira duke nenvizuar se PDK po rritet perdite ne Zvicer duke u rikthyer si mbeshtetesit me te medhenje te ketij subjekti.

Ja postimi i z. Krasniqi:

Së bashku me Kryetarin e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica, sot, në Selinë e PDK-së pritëm Kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka.

Kryetari Xhaka erdhi me lajme të mira nga Zvicra, duke na njoftuar për rritjen e vazhdueshme të PDK-së atje.

Jam shumë i lumtur me punën e Ragipit, ekipit të tij dhe mbështetjen e madhe që mërgimtarët tanë në Zvicër po u japin atyre dhe neve çdo ditë.

Ragipi, përveç si prind shembullor që ka rritur dy yje të futbollit ndërkombëtar, Granitin dhe Taulantin, është edhe një atdhetar i madh – që kontribuon vazhdimisht për Kosovën në të gjitha format dhe mundësitë që i jepen.

Të lumtur dhe krenarë që të kemi në mesin tonë, Ragip!

SHPËRNDAJE