Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Deçan, ku ka thënë se ky qytet ka resurse dhe potencial të jashtëzakonshëm për t’u shndërruar në destinacion e atraksion në përmasa edhe përtej Kosovës.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se Deçani ka stagnuar për shkak të qeverisjes së brishtë e pa vizion, por kjo do të ndërroj kur në krye të komunës do të jetë një grua, kandidatja e PDK-së, Ardiana Qorraj. “Prandaj me 17 tetor, atyre do iu ofrohet mundësia që ta ndërrojnë këtë realitet, dhe t’i çlirojnë mundësitë e kësaj komune emblematike.

Ata e kanë mundësinë të zgjedhin që të udhëhiqen nga Ardiana Qorraj, një grua e zonja dhe një profesioniste e dëshmuar, e cila është e përkushtuar për zhvillim të hovshëm, ligjshmëri dhe qeverisje që zhbllokon potencialin e Deçanit.  Me të në krye të komunës, që në muajt e parë të qeverisjes qytetarët do të shohin në vepër, ndryshimin e madh e aq të nevojshëm për ta.”, shkruan Krasniqi.

SHPËRNDAJE