preshhssPreshevë, 19 shtator   -Pas unifikimit te shqiptarëve ne Mal te Zi në një subjekt te vetëm veprues duket se ka “provokuar” për te”mire shqiptaret ne ballkan te cilet kane filluar te vetedijesohen. Prandaj edhe lideret nga Presheva kane pershëndetur idene dhe iniciativen e kolegëve te tyre shqiptare nga Mali i Zi.

 

Presheva me 80 mije banore me  12 parti, Zvicra me 8 milione banore as dhjete parti ?!

Tri komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që përfshihen në territorin që njihen si Kosova Lindore apo Lugina e Preshevës, janë sot, territoret shqiptare me përkrahjen më të pakët politike, ekonomike dhe sociale në rajon. Ndërkohë që, politika vendore, kryesisht e 16 viteve të fundit në Luginë është ngritur mbi bazën e interesave të ngushta personale të drejtuesve të tyre, se për interesa publike, as që flitet. Kjo vërtetohet lehtësisht me mungesën e vazhdueshme të politikave zhvillimore për këtë rajon shqiptar.

Merre me mend sot ne tri komuna shqiptare ne Lugine, ne Medvegë, Bujanoc dhe Preshevë  (kemi qejf të themi se janë 100 mijë shqiptarë?) sot kemi  12 parti, a s’seshte marre a?! Në të tri komunat, ushtrojnë veprimtarinë e tyre politike 12 parti me 12 liderë ose 1 parti për 7.000 banorë, mesatare kjo që ja kane “zili” edhe vendet më të zhvilluara, ta zeme sikur Zvicra.  Numri i shqiptarve sot ne Lugine eshte shume i vogel dhe jo si dikur, qe Beogradi ja ka arritur me sukses spastrimit etnik. Dhe për një grusht shqiptarësh në Luginë  te kete 12 parti (ne cdo mahallë nga nje parti) cka eshte shume, shumnë ?!..që as Zvicra si nje shtet me i zhvilluar ne bote me 7 milionë banorë nuk i ka aq ?! A ka më katastrofë! Duket se eshte koha, momenti qe jo qytetaret, por lideret e tyre te vejne gishtin ne  koke dhe te rezonojne kombëtarisht,   ka shkruar  agjencia e lajemeve   “Presheva Jone”

Lidhur me kët ide te shkrirjes se partive te vogla ne ato te medha dhe ato të medhatë ne një parti agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” ka kontakltuar lideret e partive poltike shiptare ne Krahinen e Presheves te cilet ne parim pajtohen dhe nuk e perjashtojne nje mundesi te tille.

 

Pakti i shqiptarëve në Mal të Zi, jehonë edhe në Preshevë: bashkimi ndodh më 28 nëntor

Ndërkaq këto ditë, kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka inicuar zhvillimin e takimeve me faktorin politik shqiptar në mënyrë që më 28 nëntor të këtij viti, të ketë një bashkim politik në celebrimin e Festës Kombëtare.

Partitë e vogla të Luginës janë dakord për një shkrirje të tyre por pritet që fjalën ta thonë partitë e mëdha, të cilët kanë problem më të mëdha mes tyre.

Derisa partite e vogla ne Luginën e Presheves jane për,  sytë i kane kah ato te mëdhatë. Keshtu lideret e pative te medha apo siq njihen ne Lugine si “peshqi e  medhenj” edhe pse ende nuk jane prnoncuar, por atmosfera dhe diponimi i tyre eshte i mire dhe ata mezi presin qe njera nga to te thejne akullin per t u deklaruar pro idesë se shkrirjes se partive, bashkimit te partive ne nje parti, ashtu  siq vepruan vëllezërit ne Mal te Zi.

 

Caj rusi dhe thuprrat e Skenderbeut!

Keshtu për kreun e KKSH-se, njherit kyretarin e LPD-së Jonuz Mlsiun “per ne s ka problem nese bashkohen ata “buxhuvanat”,  kupto “peshqit e medhenj” te cilet jo vetëm ne Begrad, por edhe ne te pame (ngushllime) shkojne vec a vec dhe kshyren si uju me dhijën. Per Jonuz Misliun s’ka problem, neser ata thone OK edhe une, jam per ok-ey!”

Ngjashem ka pohuar edhe nenkryetare e Komunes se Medvegjes Leme Xhema, anetare e kryesisë se PVD-së, sipas se ciles pret driten jeshile nga shefat. te njetin mendim e perkrahin edhe anëtarë te partive tjera simotra PDSH, APN, PD etj..por te gjithe ata thone se se ne jemi “bira e mrame e kavallit” dhe presin fjalen e fundit nga shefave, bosat e tyre partiak..

Ndryshe, në qarshin e e Preshevës flitet se lideret partive te medha se paskan  punuar e sakrfikuar shume vite te tera për te ngritur apo zgjeruar partin e tyre me anetarë te rinj… Po ama qytetaret dhe  populli pyet me shume per jeten, perspktiven e tyre se sa partinë e tyre. Atëherë, cfare  bënë jeto parti per shqiptaret ne Luginen e  Presheves, thuase asgjë ama asgjë!

Normal se asgje, ku eshte Rerendumi i 2-3 marsit 1992, mashtruan ushtaret e UCPMB-së “leni pushket, hajt se behet mire”, por ata u mashtruan  hamamin,  sot e kesaj dite jo qe se bë me mire, por edhe me keq,  pastaj, ku eshte lapidari i UCPMB-së, ku eshte bashkimi i Lugines me Kosoven, ku eshte hapja e kufrit Miratoc-Llojan, ku eshte Presheva ne dilaogun e Brukselit ?!.. e keshtu me radhe premtime te kota e refrene qe na i kane shurdhuar veshët viteve te fundit, sidomos ne cdo kater vjetet, gjete fushatave te tyre zgjedhore.

Me kete mund te thuhet se shqiptaret ne ballkan ka nisur te vetdijesohen dhe te shofin me larg ( se para hundës) se intersat perosnale, pragu i tyre politik..

Pra, nisur nje fryme e re politike, ajo e unitetit kombëtar, pasi viset shqipare jashte Shqiperise e Kosoves, jane të sterngarkuara me parti politike. Duket se eshte koha per nje shkrirje redifinim te stragjedise se veprimit ne favor te avancimit te ceshjes kombetare te ngecur viteve te fundit ne Lugine.

Madje nga keto kontakte gazetaret e “Presheva jonë” ne terren kane mesuar se lidhur me ekte ude vec kane nisur nedociatat, dhe se me 28 Nëntorit mund te dle nje lajm i mire qe Krahina e Presheves te kete vetem nje parti perballe politikes diskriminues te regjimit te Beogradit. Per momentin shumica e liderëve, kryesisht ato te vogla,  pajtohen qe shqiptaret te kene nje parti te veprojne si nje subjekt

 

Njoftimet nga terreni jane te mira se me 28 Nëntori sivjem mund  te sjell risi dhe lajme dhe supriza te mira per spektrin politik shqiptare, perspktivën e Krahinës së Preshevës, qe pas kesaj date t’mos kene me 12 parti, por  vetem një parti, natyrisht nëse lideret nuk pyesin Beogradin. Kjo mund te ndodhe nese lideret tane pijne me pak qaj rusi e kujtojne me shpesh thuprrat e Skdenrebut.. Permendem ketu Beogradin jo rasteisht, sepse gjitha ato parti jane te regjistruar ne Beograd te cilat kane dhene betimim duke pranuar shtetin e Republikes se Serbisë dhe rrespektmin  e Kushtetutës se kesaj “derzhave”, ka shkruar ne fund agjencia e lajmeve “Persheva Jonë”

Partitë kryesore të Preshevës janë

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Partia për Veprim Demokratik (PVD) që ka edhe deputet në Parlamentin e Serbisë, Unioni Demokratik Shqiptar,  Rilindja Demokratike, Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL), Lëvizja Kombëtare Shqiptare Lëvizja e Re dhe Partia Liberale Demokratike.

 

 

SHPËRNDAJE