Exit-Poll tregon sesi votat për partitë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, nxjerrin fituese Partinë Demokratike me 52%, pasuar nga Partia Socialiste me 40 %
Rezultatet paraprake të publikuara tani nga sondazhi i Gani Bobit, tregojnë sesi kandidati për Bashkinë e Tiranës “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, i fiton zgjedhjet me nivelin prej 58.4%.
Ndërsa rivali i tij socialist, kandidati i “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama, i humb ato me një total votash prej 39.8%.
Kurse për Hysni Milloshin, kandidatin e tretë për Bashkinë e Tiranës ky exit-poll jep vetëm shifrën prej 0.4%.
Nga ana tjetër, ky sondazh tregon sesi votat për partitë politike për Këshillin Bashkiak të Tiranës, nxjerrin fituese Partinë Demokratike me 52%, pasuar nga Partia Socialiste me 40% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 6.2%.
I pyetur në lidhje me përqindjen e mundshme të gabimit në këtë sondazh, Shkëlzen Maliqi, president i Institutit Hulumtues Gani Bobi, sqaroi se kjo normë mund të jetë 10 përqind.
Ja kuotat e paraqitura nga Gani Bobi:
Njësia Bashkiake nr 1
Agron Sota 57%
Lindita Nikolla 43.7%
Njësia Bashkiake nr 2
Elez Gjoca 62%
Artemon Cukalla 37.2%
Njësia Bashkiake nr 3
Ilir Kokona 67%
Njësia Bashkiake nr 4
Hysen Xhura 57%
Vahit Kalaja 42.9%
Njësia Bashkiake nr 5
Erisa Xhixho 46.5%
Jeta Seitaj 53.5%
Njësia Bashkiake nr 6
Luzhiana Abazaj 53.5%
Krenar Cenollari 46.5%
Njësia Bashkiake nr 7
Krenar Alimehmeti 60.7%
Erion Koka 40%
Njësia Bashkiake nr 8
Arben Tafaj 62%
Sadi Vorpsi 38%
Njësia Bashkiake nr 9
Indrit Fortuzi 62.5%
Armond Halebi 38%
Njësia Bashkiake nr 10
Blendi Fuga 65%
Enada Alikaj 35%
Njësia Bashkiake nr 11
Haki Mustafa 66.5%
Naim Asllani 33.5%