Thuhet në një fjalë popullore “për të prishur diqka pasi që është ndrequr është e thjeshtë, por që të ndreqet pasi që është prishur, është vërtet një sfide e madhe”.
Shkruan: Kushtrim MALIQI
Këtë sfidë e kanë qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, sfiden jetësore që ta ndalin të keqen apo ta shkatërrojnë atë që nuk mundën ta shkatërrojnë as Turqit para 500 viteve e as të gjithë pushtusit tjerë që kanë qenë e kanë shkuar në Preshevë, këtë po tentojnë me ose pa vetdije ta bëjnë vetë qytetarët e Preshevës. Dikush mund të thotë cfajë kanë qytetarët, politika I ka fajet! Politika nuk mund të funksionoj pa sovranin, pa votën e qytetarit I cili ja beson detyrën një “kllape” politikbërësish ose në të kundërtën e ndëshkon dhe e shporrë atë përgjithmonë nga përgjegjësia publike,
Rrënimi I ardhmërisë në Kosovën Lindore ka filluar hmmm nuk e dinë askush ajo ka qenë në vazhdimsi duke u rrënuar, por mund të flasim për “lulzimin” e këtij rrënimi dhe periudhat e kulminacionit të tij qysh nga mileniumi I kaluar e që më fuqishëm po vazhdon edhe në mileniumin e tretë, bile sot, në kohën që po jetojmë shërbim të madhë me ose pa vetdije, nga padituria e injoranca apo nga tradhëtia e pazarllëqet e flliqta po ia bënë vetë qytetari I Kosovës Lindore, cdo qytetarë I Preshevës, Medvegjës e Bujanocit sot gishtin duhet ta kthej kah vetja, kahë përgjegjsia qytetare e gjithësecilit.
Demokracia dhe sistemi pluralist politik që pas rrëzimit të komunizmit në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, në shtetet Ballkanike është dashur të shihet si një mundësi më e mirë e mbrojtjes dhe afrimit të tokave shqiptare gjithëandej, për shkak se u jep mundësi cdo bashkësie të themi nga ajo lokale e deri tek shtetërore, përfaqësuesit e tyre të I zgjedhin vetë, me votë dhe vullnet personal, gjithësecili. Kosova Lindore nuk mund të themi se ka qenë e vonuar me funksionalizimin e sistemit pluralist politikë, sikur në të gjitha trojet shqiptare, edhe në Preshevë subjektet e para politike janë themeluar menjëherë pas rënjes së komunizmit dhe sigurishtë se kanë bërë mirë, kanë qenë aso kohe faktor uniteti, unifikimi I qytetarëve, si dyer e adresa të rëndësishme për prezantimin dhe shprehjen e pakënaqësive si politike si të mirëqenies.
Shqiptarët në përgjithësi në të gjitha periudhat kohore I ka goditur migracioni në kërkim të një jete më të mirë, por gjithmonë pa I shkëputur kontaktet me familjen dhe atdheun, tokën e gjyshërve, bile migracioni historikishtë ka qenë një dozë gjaku e mirëseardhur për qenien kombtare si në paqe ashtu edhe në luftë. Në ditët që po jetojmë nuk është ashtu, në Kosovën Lindore nuk është më ashtu, qytetarët e Kosovës Lindore ata që pas liberalizimit të vizave për Serbinë kanë ikur si azilkërkues por as këta të tjerët nëpër Republikëne Kosovës e Shqiprisë nuk kanë ambicie për tu kthyer më në Preshevë, thonë se nuk kanë ndonjë arsye që I bënë të kthehen të jetojnë në Preshevë, e mërzitshme kjo e dhimbshme sepse mendime të tilla po vazhdojnë të përhapen cdo ditë e më tepër sidomos tek të rinjët të cilët në Preshevë nuk kanë me cka të merrën nuk kanë cka të punojnë!
Politikanët në Kosovën Lindore e kanë dërrmuar qytetarin, e kanë shkëputur nga kontakti me shpresën, me ëndrrën për ditë më të mira. Po si mund të mos shkëputet kontakti me ëndrrën kur në kohën e regjistrimit të popullsisë njëri subjekt politik lobonte që të dilnin në regjistrim e tjetri të bojkotohej, njëri thoshte se ky regjistrim na identifikon si fuqi qytetarë në Serbi, e tjetri thoshte se po bëhet për hesape të Serbisë. Fuqishëm besoj që ka ardhur koha dhe se kemi arsye ta themi me gojën plot se dikush është kah punon kundër shqiptarëve, për të mos thenë për Serbinë, me gojën plot dhe pa ndërprer duhet ta themi dhe ti ndëshkojmë ata që po punojnë kundër Shqiptarëve.
Kush jau ka dhënë të drejtën këtyre që të na e lënë qytetin thatë!
Kush jau ka dhënë të drejtën këtyre që të na I zbrazin shkollat?!
Po kush jau jep more këtyre të drejtën që të bëjnë fushata me spitale e gjysmëspitale?!
Shqiptarë, bashkëqytetarë të Kosovës Lindore, politikanë ju në pozitë dhe opozitë, zgjedhjet lokale janë në prag nuk ka mbetur edhe shumë . Kësaj herë për hatër të qështjes, për hatër të idealit të Ali Aliut, Ibrahim Kelmendit, Ridvan Qazimit, Bardhyl Osmanit që nuk janë më me ne e për hatër të Lulzim Ibishit e shokëve të tij që edhe pas amnistis ka vite që nuk e ka shkelur Preshevën të cilin e duan aq shumë, thirrini mendjes, mbledhini forcat, lërini inatet se historia nuk do tua fal nëse Presheva shëndrrohet në Medvegjë, e rruga në të cilën jeni nisur nuk ka tjetër përfundim, asaj duhet t’i ndërrohet kahu, patjetër!
-Autori është editor i Agjencisë së Lajmeve “Presheva Jonë”