toteeeZurich, 3 korrik -Pas seancës së gjatë gjyqësore ka ardhur vendimi përfundimtar për shqiptarin që vrau barbarisht gruan e tij nga Kosova shkruan bluewin.ch. Gjyqi i Badenit (Zvicër) e dënoi po aq sa kërkoi Prokuroria me 14 vjet heqje lirie për shkak të “vrasjes me paramendim.” Gjatë shqiptimit të dënimit nga trupi gjykues, agresori 37 vjeçar gjithëkohës shikonte vëllain e viktimës 26 vjeçare (“Dem Kosovaren unterstellt er ein Verhältnis mit der Frau. Zum Schluss rief er ihm nach: «Schau mir in die Augen – in 14 Jahren sehen wir uns wieder!«”)  ku pas përfundimit të fjalisë nga gjyqtari vëllai i ktheu: “Më shikoni në sy – pas 14 viteve do shihemi përsëri!”, shkruan gazeta Blick e Zvcires, trasmeton agujencia e lajmeve “Presheva jonë”

Ngjarja e 25 shtatorit që tronditi fshatin zviceran Fislisbach

Në 25 shtator 2014, burri (37) sulmoi me thikë bashkëshorten (26) në qendrën e Fislisbach 50 herë më thikë.  Sipas dëshmive paraprake ata vetëm kishin filluar të jetojnë ndarasi, diçka që burri nuk e kishte pranuar. Gjatë takimit në një kafene, ata nuk ishin marrë vesht për rifillimin e lidhjes ku 37 vjeçari kishte goditur sëpaku njëherë me grusht në fytyrë dhe 50 herë me thikë që i sollën edhe vdekjen 26 vjeçares, tha Prokuroria e Badenit të martën.

Pas krimit 37 vjeçari tenton të arratiset, por kapet një orë më vonë nga forcat e rendit në një qendër tregtare. Ai kishte sulmuar veten me thikë dhe ishte plagosur rëndë. Policia e dërgoi në spital, ndërsa prej thuajse një viti qëndron në burg.

A ishte ngjarja e parapërgatitur?

Prokuroria mendon në skenar të mirëpërgatitur. I dyshuari për vrasje kishte ardhur një ditë më parë në Zvicër, ndërsa të nesërmen kishte planifikuar takimin me ish të dashurën, përcjell botasot.info.

Ai deshte të rifitonte zemrën e ish të dashurës. Në të kundërt do vriste me thikë atë dhe më pas edhe veten. Prokuroria e shqyrton rastin si “vrasje me paramendim” duke kërkuar 14 vjet heqje lirie

SHPËRNDAJE