Kosova sot voton. Ne keto zgjedhje do te garojne 25 subjekte politike, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur. Kurse per kryeminister jane paraqitur 5-6 kandidate qe secili ka thenë se “une do te jeme kryeminister-e!”  qe ne fakt aty ne Qeveri eshte vetëm nje karrike?! Bazuar në listat e kandidatëve për deputetë të të gjitha këtyre subjekteve politike, në garë për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1070 kandidatë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Kurti fton qytetarët që të dalin në votim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje para pak çastesh ka votuar në objektet e Fakultetit Juridik.

Më pas iu është drejtuar gazetarëve, duke thënë se sot është një ditë e veçantë, pasi sipas tij sovrani do t’ua japë përgjigjet të gjithë politikanëve e partive politike

“Sot është një ditë fort e veçant. Të gjitha partive e politikanëve ju përgjigjet populli si burim i sovranitet. Sot eshet dita juaj qytetare te nderuar ta ndanit te miren nga e keqja, votoni për te miren e Kosoves dhe shqiptareve deri ne Preshevë. Jam i bindur se kur te behet mire ne Kosovë padyshim se do te behet mire edhe ne Luginë ”, ka thënë Kurti, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Albin Kurti shkon për të votuar me gruan dhe vajzën

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti sapo ka votuar.

Ndryshe, Rita Knudsen Augestad, bashkëshortja e Albin Kurtit sot e ka përcjellë atë deri në vendvotim.

Mirëpo, e njejta, pasi që nuk ka të drejtë vote në Kosovë, ka qëndruar jashtë vendvotimit, së bashku me vajzën e saj.

Albin Kurti ka votuar  në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka arritur në vendvotim së bashku me bashkëshorten e tij.

I njejti po voton në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Së bashku Kurti e ka marrë edhe vajzën e tij.

Image

SHPËRNDAJE