prrtffffKonkurs për gazetarë profesionist
Në kuadër të Programi për HIV i mbështetur nga Fondi Global në Kosovë, Komponenta e Avokimit, fton gazetarët profesionistë që të konkurrojnë me shkrimet e tyre përmes artikujve, kronikave, analizave, dëshmive, hulumtimeve, rrëfimeve, reportazheve dhe formave tjera, të botuara apo publikuara në mediat në Kosovë, me tema në lidhje me popullatat kyçe të programit si: Përdoruesit e Drogave Injektuese, (PDI),  Meshkujt që bëjnë Seks me Meshkuj, (MSM), Punonjëset e Seksit Komercial, (PSK),  Personat që jetojnë me HIV dhe AIDS (PLHIV) etj., raporton agjencia e lajmeve “Presheva jone” duke ju referuar nje njftoi nga Organizata Jo-Qeveritare Integra.
Shkrimi duhet të trajtojë temat e më poshtme, duke mos u kufizuar vetëm në to:
• Diskriminimi dhe stigmatizimi i popullatave kyçe nga shoqëria
• Jeta dhe sfidat e popullatave kyçe
• Çasja në shërbime publike (me theks në shërbime shëndetësore) nga popullatat kyçe
• Familja dhe popullatat kyçe
• Institucionet dhe popullatat kyçe
• Popullatat kyçe si grupe të margjinalizuara në Kosovë
• Popullatat kyçe në punësim, arsim, shëndetësi, etj.
Sqarim: Një shkrim mund të trajtojë tema për një popullatë kyçe apo edhe për më shumë.
Kriteret për aplikim:
• Të jetë gazetar/e profesionist/e i/e angazhuar në njërën prej mediave në Kosovë apo me çasje publikimi në mediat relevante.
• Shkrimi të jetë jo-diskriminues, sensitiv dhe të mos përmbaj shprehje me karakter urrejtje.
• Shkrimet duhet të jenë të publikuara në periudhën 5 Shtator 2016 – 28 Shkurt 2017.
• Shkrimet mund të publikohen në gazetat e përditshme, magazina, agjencitë e lajmeve, portale online, etj.
• Një person mund të konkurojë me maksimumi tre shkrime.
• Secili shkrim duhet të ketë nënshkrimin në fund të tekstit me këtë përmbajtje “@IntegraGFHIVProgram”.
• Së bashku me shkrimin e publikuar (kopje e skanuar) për këtë konkurs duhet të dërgoni edhe CV-në tuaj.
• Aplikacioni i kompletuar mund të dërgohet online në [email protected], dhe fizikisht në zyret e Integra-s (Rr. Rrustem Statovci pn, Objekti 2, Kati 3, Nr.3, Prishtinë), me subjekt “Konkurs për gazetarë profesionist – GF HIV Programi”.
Tri shkrimet më të mira do të shpërblehen me tre çmime:
• Çmimi i parë 500 EURO
• Çmimi i dytë 300 EURO
• Çmimi i tretë 200 EURO
Në bazë të ligjit në fuqi, taksat dhe kontributet do të ndalen në burim nga Integra.
Afati i fundit për aplikim është 01 Mars 2017.
Ky projekt fuqizohet nga Integra në bashkëpunim me Këshillin e Mediave të  Shkruara të Kosovës përmes programit për HIV të Fondit Global, i menaxhuar nga CDF në Kosovë.
SHPËRNDAJE