Kosova do të marrë pjesë sivjet në Festivalin e filmit të Evtopës Juglindore. Në Paris nga data 12 prill ka filluar Festivali i filmit për vendet e Evropës Juglindore, i cili do të zgjasë deri më 17 prill dhe në të do të shfaqën vepra të reja kinematografike të këtyre vendeve. Në këtë festival po përfaqësohen Shqipëria, Sllovenia, Turqia, Rumania, Greqia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe vendi ynë Kosova. Festivali, këtë vit ka rezervuar vend edhe për dy filma nga Kosova.“Gomarët e kufirit” me regji të Jeton Ahmetaj dhe “Gjini” me regji të Korab Lecajt.“Gomarët e kufirit” do të garojë për çmimet e festivalit në kategorinë e filmave artistikë. Në Paris po qëndron edhe redaktori i Radio Kosovës Qani Mehmedi i cili atje është ftuar në cilësinë e anëtarit të Këshillit Artistik të Festivalit të Filmit.

SHPËRNDAJE