13 Mars, 2019  Aeroplanëve të llojit Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX u është ndaluar përkohësisht operimi mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

Këtë vendim  e ka marrë Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, duke thënë se këta tipa të avionëve nuk do të operojnë përkohësisht, për shkak “të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX”, thuhet në njoftim.

Më herët edhe Bashkimi Evropian, Norvegjia, Australia, Kina, Malejzia, Singapori, Indonezia, Brazili, Meksika, India njoftuan se kanë ndaluar këtë lloj të aeroplanit për të fluturuar në hapësirat e tyre ajrore deri në një njoftim të ardhshëm.

Edhe shumë shtete të tjera kanë marrë vendim për ndalimin e fluturimeve të këtyre tipeve të aeroplanëve, pas rrëzimit të një aeroplani nga Etiopia më 10 mars. Ku 157 njerëzit në bord humbën jetën nga rrëzimi. (M.A)

SHPËRNDAJE