Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, u mbajt Akademi Përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit nga Medvegja, Florim Rushiti – “Kingji” dhe Hashim Hajdini. Me intonimin e himnit kombëtar, për të vazhduar me një minute heshtje, filloi kjo Akademi Përkujtimore. Akademinë e hapi Ramadan Behluli, mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Banjën e Siarinës, për të vazhduar më pas me shpalimin e biografive të dëshmorëve nga Ramadan Beqiri, kryetar i Këshillit Organizativ. Në sallën gjysmë të mbushur, përveç familjarëve të dëshmorëve, të pranishëm kishte edhe mysafirë nga të gjitha trevat shqiptare. Akademia u mbajt nën përkujdesjen e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Medvegja” në Zvicër.

 

Akademia filloi me intonimin e himnit kombetar dhe me nje minut heshtje per te nderuar te gjithe te renit ne luftrat per liri kombetare. Duke e përshëndetur organizimin e kësaj akademie, veprimtari i çështjes shqiptare, Adem Demaçi, tha: ,,Ne nuk e kemi përmbushur amanetin e dëshmorëve, ne nuk do të harrojmë kurrë Medvegjën, por as pjesët tjera të trungut shqiptar”. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të Medvegjës që të mos i lëshojnë tokat e tyre. “Unë ju bëj thirrje që të mos i lëshoni tokat tuaja, ndërkaq juve që jeni në Kosovë ju bëj thirrje të ktheheni në Medvegjë, sepse vetëm kështu i ruajmë trojet tona”, e përfundoi fjalimin e tij zotëri Adem Demaçi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

“Përkujtimi i dëshmorëve është obligim për ne”, deklaroi prof. dr. Gani Jashari. Ai njoftoi të pranishmit se në konsultimet e vazhdueshme me kryeministrin Thaçi dhe me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për kthimin e shqiptarëve në Medvegjë, sqaroi, ndër të tjera, ligjëruesi i rregullt në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Gani Jashari.

Akademinë përkujtimore e përshëndetën edhe Mitat Saqipi, kryetar i Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe Rexhep Abazi, kryetar i Degës së Unionit Demokratik Shqiptar për Medvegjë, njëherësh këshilltar në Kuvendin Komunal të Medvegjës.

Në vazhdimin e Akademisë Përkujtimore u shfaq një program modest kulturor e artistik, ndërkohë që familjeve të dëshmorëve iu ndanë mirënjohje. 

Akademine e hapi Ramadan Behluli, arsimtar shumevjecar ne shkollen fillore ne Banje te Siarines.  Me pastaj e ftoi Kryetarin e Keshillit Organizativ MSc. Ramadan Beqiri per te marre fjalen.

Të nderuar pjesëmarrës të këtij Manifestimi.

 

Jemi tubuar këtu për një moment të rëndësishëm, për një përjetim sa të dhimbshëm aq edhe krenar, sa të rëndë aq edhe të rëndësishëm. Ata e dhanë jetën për të mos vdekur kurrë; ata nuk janë në mesin tonë, për të qenë në zemrën e secilit; ata nuk e gëzojnë këtë ditë për të qenë të gëzuar ne të gjallët. Ata janë të vdekurit e gjallë, që janë në çdo mes dhe në çdo sukses të ditëve të sotme. Me keto fjale filloi Kryetari MSc. Ramadan Beqiri.

Me fjalet me te ngrohta te nxjerrura nga thellesia e shpirtit u lexuan dy biografi per Deshmoret e Kombit: Florim Rushiti – Kingji dhe Hashim Hajdini.

Akademine e nderuan te gjithe te pranishmit, por si duket hijeshine ja dha veprimtari shumevjecar, z. Adem Demaci, i cili e mori fjalen dhe i pershendeti te pranishmit.

Demaci pershendeti kete Akademi e cila ju kushtohet dy Deshmoreve nga Medvegja. Ne nuk kemi toka te falim. Mjaft eshte ngushtuar hapesira jone, qe e kishin te paret tane Iliret. Medvegja duhet te jete e populluar me shqiptare. Ju qe jeni atje duhet te qendroni, ndersa ata q[ kane ardh te kthehen. Nuk ka nevoj me te luftohet, tash ka nevoje te qendrohet. Qendrimi ne Medvegje i mbush shkollat me nxenes, arat me punetore, qytetin me banore. Siajrina po boshatiset, ne qender te saj eshte lapidari i heroit tone te madh Zenel hajdini, por emri i tij nuk ben te jete i shtremberuar, sic eshte tani: “Zejnel Ajdinoviqi”. / Medvegjanet&MedvegjaEre

SHPËRNDAJE