Sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan vdiq një i bugosur me inicialet N.M, në kushte ende të pasqaruara mirë.

Megjithëse Shërbimi Korrektues i Kosovës bëri të ditura inicialet e tij, asgjë më shumë nuk sqaroi për shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij.Lajmi vijon më poshtë.

 

 

I burgosuri që vdiq sot në burgun e Lipjanit, shoku i dhomës së Astrit Deharit

Mirëpo, media nga burime merr vesh se emri i të ndjerit ështtë Naser Makolli, i dënuar për vrasje të rëndë në ndihmë. Makolli është personi i njëjti i cili kishte qëndruar në të njëjtën dhomë me aktivistin e ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se personi i vdekur ka qenë dëshmitari kryesor në rastin e Astrit Deharit.

“Në burgun e Lipjanit vdes dëshmitari kryesor, ish-cimeri i dhomës së Astrit Deharit. Çka po ndodhë…”, ka shkruar Sveçla.

Ai ishte transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan pas vdekjes së Deharit, me të cilin e kishte ndarë dhomën e burgut.

Makolli kishte folur për Deharin pas vdekjes së tij. Ai kishte thënë se Dehari ka qenë i sjellshëm dhe i shoqërueshëm.

Kishte thënë po ashtu se ditën kritike, kur kishte vdekur, kishte shëtitur bashkë me të.

Ndërkaq, nga Shërbimi Korrektues janë dhënë pak informacione. Thuhet se ka vdekur në emergjencë dhe nuk ka mbijetuar dot as pas reaminicionit.

“Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reaminuar, nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftim e SHKKS-së.

SHPËRNDAJE