Në tekstin e arsyetimit të peticionit thuhet: ”Ne, qytetarët e indinjuar, e nënshkruajmë këtë Peticion si reagim ndaj Raportit të Dick Marty-t, me të cilin ai tenton të njollosë kombin, vendin dhe luftën tonë të drejtë për liri dhe pavarësi kundër regjimit pushtues e totalitar të Serbisë, të zhvilluar në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare dhe zakonet e luftës.

Që nga e mërkura, më 5 janar, në te gjitha trojet shqiptare do të fillojë nënshkrimi i peticionit kundër Raportit të Dick Marty-t. Iniciativa për këtë peticion është marrë nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së. Peticioni me nënshkrime do t’i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në Kosove, në çdo qendër komunale, do të vendosen tavolinat e posaçme, ku të gjithë qytetaret do të kanë mundësinë që nëpërmjet nënshkrimit të tyre të kundërshtojnë këtë raport fyes për kombin shqiptar. Në Shqipëri, në Kosovën Lindore dhe në Maqedoni do të bëhen organizime të ngjashme. Peticioni është organizuar nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe ka hasur në përkrahje të spektrit politik shqiptar, të organizatave studentore dhe të shoqërisë civile anekënd trojeve shqiptare.

Në tekstin e arsyetimit të peticionit thuhet: ”Ne, qytetarët e indinjuar, e nënshkruajmë këtë Peticion si reagim ndaj Raportit të Dick Marty-t, me të cilin ai tenton të njollosë kombin, vendin dhe luftën tonë të drejtë për liri dhe pavarësi kundër regjimit pushtues e totalitar të Serbisë, të zhvilluar në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare dhe zakonet e luftës.

Reagojmë fuqishëm ndaj tendencave që populli ynë të paraqitet si ushtrues i krimeve, të denigrohen vlerat tona kombëtare e morale dhe të zvetënohet lufta jonë e drejtë dhe në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare dhe zakonet e luftës.

Reagimi ynë është edhe angazhim që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të mos e miratojë një raport të tillë që cenon rëndë imazhin tonë para botës demokratike, por edhe rolin e vetë Asamblesë Parlamentare.

Populli dhe vendi ynë kanë qenë çdo herë në anën e drejtë, i kanë ndihmuar drejtësisë dhe kanë punuar për drejtësinë, te ne dhe në botë. Lufta e drejtë e UÇK-së, e mbështetur nga NATO-ja dhe bota demokratike, ka bërë që të triumfojë e drejta, liria dhe demokracia në Kosovë e në rajon, dhe këto përpjekje do të cilësohen përherë si vlera sublime për kombet e lira e demokratike të botës”.

Ky peticion është shprehje demokratike e mospajtimit tonë dhe indinjatës ndaj deklaruesve të tillë që kanë për qëllim shtrembërimin e të vërtetës e të historisë së popullit tonë dhe ndaj nxitësve e shkaktarëve të luftërave në rajon dhe në Kosovë.

SHPËRNDAJE