Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vizituar sot Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, me ç’rast ka shprehur ngushëllimet e tij në librin e zisë nga tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, ku tashmë kanë humbur jetën më shumë se 21 mijë persona.

Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk ka fjalë ta përshkruajë trishtimin dhe pikëllimin për këtë tragjedi.

“Sot vizitova Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, ku shpreha ngushëllimet e mia në librin e zisë. Nuk ka fjalë për trishtimin dhe pikëllimin që ndiejmë të gjithë për këtë tragjedi e këto humbje të paimagjinueshme. U prehshin në paqe!”, ka shkruar Konjufca.

Derisa, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, e quajti tërmetin “fatkeqësia e shekullit”.

SHPËRNDAJE