Në Gjykatën Speciale ka vazhduar fjala e prokurorëve të cilët pretendojnë se po publikojnë disa nga provat në të cilat akuzohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Një nga këta prokuror e vuri në shënjestër të trajtimit komunikatën 59, e lëshuar tetorin e vitit 1998.

Siç citon prokurori, në atë komunikatë “kërkohet që një individ i etiketuar si kolaboracionist të keqtrajtohej”.

Më pas, publikohen dy intervista të ish-shefit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit që atë komunikatë nuk e ka shkruar ai.

“Në një intervistë të Hashim Thaçit thoshte se kjo komunikatë nuk është lëshuar prej UÇK-së, por nga ata që donin të përçanin UÇK-së dhe të krijonin konfuzion”, thotë prokurori.

Për ta “demantuar” këtë pretendim të Thaçit, Specialja përdori dy intervista të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Jakup Krasniqi citohet të ketë thënë se “Hashim Thaçi e dinë që komunikatat s’janë lëshuar për ta përçarë UÇK-në” , ndërkaq intervista e Selimit ishte direkte.

“Hashim Thaçi e ka shkruar komunikatën 59”, thoshte Selimi, kjo pjesë u publikua gjatë gjykimit në Speciale.

Përpos komunikatës së 59’t, prokurori përmendi një mori komunikatës, ku sipas tij “UÇK-ja etiketonte ata që nuk pajtoheshin me metodat e UÇK-së si kolaboracionist, tradhtar etj”.

“Ndër kundërshtarët ishin ata që mendohej që ishin të lidhur me institcuionet serbe, si dhe persona të cilët nuk pajtoheshin me metodat e UÇK-së përfshirë edhe pjesëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndonjëherë këta quheshin tradhtarë, bashkëpunëtorë, provat do të tregojnë që këto terma shpeshherë ngatërroheshin. Provat tregojnë që personat e etiketuar kështu ndaloheshin dhe keqtrajtoshin në mënyrë të tmerrshme”, tha prokurori.

“Cilat janë provat, ato i gjenë të qarta dhe të shprehura në komunikata të stabit të përgjithshëm, të bëra me dijeni të të akuzuesve dhe i gjen të përsëritur nëpër fjalime e intervista, norma dhe rregullore, urdhra, mbledhje dhe raporte. Kjo politikë u zbatua edhe nëpërmjet pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të të akuzuarve”, vazhdoi ai.

Prokurori tha se më pas është përdorur edhe termi “masa ndëshkuese”.

“Thuhej që janë kryer atentate kundër personave të akuzuar për bashkëpunëtorë, është hera e fundit që iu tërheqim vërejtjen të gjithë bashkëpunëtoreve të pushtuesve përndryshe dora hakmarrëse e popullit do t’i godasë pamëshirshëm”, citonte prokurori disa nga komunikatat të cilat thotë t’i kenë gjetur në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Sipas Speciales nuk ishin “çak”, vetëm ata që iu jepnin informacione institucioneve serbe, por edhe ata që nuk pajtoheshin me metodat e UÇK-së.

SHPËRNDAJE