Komuna e Çairit ka shpallur tenderin për ndërtimin e sheshit “Skënderbeu”, një shesh alternativ i sheshit “Shkupi 2014”.

http://www.botasot.info/img/20sheshi20.jpgKy shesh do të jetë ngjitur ne Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe pjesën tjetër qendrore, duke i`u afruar Urës së Gurit.

Kreu i kësaj komune, Izet Mexhiti ka theksuar se bëhet fjalë për tender ndërkombëtar dhe se sheshi do të ndërtohet në tre etapa.

Në pjesën e parë, sipas planit të paraparë, do të ndërtohet hapësira rreth përmendores së “Skënderbeut”, që tashmë është i vendosur. Sheshi i ri do të shtrihet në hapësirat e komunës së Çairit dhe komunës Qendër

SHPËRNDAJE