Në një bisedë për “Presheva Jonë”, pronari i kompanisë “MEKA” ka folur për vështirësit me të cilat përballet për të qëndruar në treg, por edhe kënaqësinë që përjeton duke u ofruar kushtet të favorshme për punë të punësuarve të tijë, gjithnjë duke ofruar produkte “HALLALL” të cilat pa asnjë dyshim mund t’i konsumojnë besimtarët Islam, por edhe cdo person i besimit tjetër, pasi që që therrja e kafshëve apo shpezëve sipas traditave që na ka mësuar All-llahu, e bënë cdo produkt më të shëndetshëm dhe më të mirë për cdo konsumatorë.

“Presheva Jonë”: Jeni ndër prodhuesit më të mëdhenjë të mishit në Kosovë, a mundeni me na tregu se cilat janë vështirësitë më të mëdha me të cilat ballafaqoheni gjatë punës tuaj?
Piraj: Kosova ka probleme të mëdha politike si në brendësi ashtu edhe ndërkombëtare. Ka probleme tatimore të cilat e vështirësojnë veprimtarinë e prodhimit të mishit, për shkak se të gjithë importuesit konkurrent tanë, sidomos ata të CEFT-as janë të liruar nga taksa doganore. Qeveria duhet të bëjë shumë punë për të na lehtësuar punën, pasi që kështu sic funksionon tash, në vend se shteti të na subvencionon, ne e subvencionojmë shtetin, duke na ngarkuar me taksa shtesë dhe të pakuptimta.
Ju po e shihni se sa ka problem Republika e Kosovës me ofrimin e investitorëve të rinjë të jashtëm, pse po ndodhë kjo, sigurishtë se përgjigja është e thjeshtë, askush nuk dëshiron që të vijë e ta subvencionojë shtetin me taksa absolutisht të pakuptimta e të jo të drejta. Problem tjetër për prodhuesit në Kosovë është edhe jo-stabiliteti i energjisë elektrike, cka ndikon direkt në punën e cdo prodhuesi.
Këto probleme nuk i kanë prodhuesit në rajon, e këtu ja shtojmë edhe lirimin që shteti jonë ia bënë kompanive të vendeve të rajonit dhe për neve, prodhuesit vendorë e kemi thuja të pamundur të mbijetojmë.
Kosova është në situatë që duhet shumë shpejtë të ndryshojë politikat tatimore, por edhe ta bëjë ndryshimin e ligjit për tregëti të brendshme, i cili do ta rregullonte qështjen e konkurrencës por edhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Presheva Jonë”: z. Piraj, derisa po i tregoni të gjitha këto vështirësi në punë si dhe këto mos-lehtësira, në anën tjetër ne në vazhdimsi kemi parë, kemi lexuar në lidhje me 80 puntorët tuaj që të gjithë janë të kënaqur që janë pjesë e fabrikës tuaj, a mundeni ju lutem me na tregu se pse keni vendosur që ta dëmtoni vehten, duke pranuar që të fitoni më pak, pra pse keni vendosur që të prodhoni, kur e keni parë që fitoni pak, pse smerreni me tregëti?
Piraj: Unë, që nga hapja e fabrikës time nuk e kam shikuar asnjëherë vetëm interesin tim personal, gjithmonë kam menduar se si të hapi sa më shumë vende të reja të punës, të krijoj për ta mirëqenjë, që puntorët e mi ta shikojnë fabrikën si shtëpi të tyre e jo vetëm si vend të punës.


“Presheva Jonë”: z. Piraj, treguat se si produktet e vendeve të rajonit janë të pa-barabarta me juve si prodhues vendorë, po ju a keni provuar të exportoni për shembull në Kosovën Lindore, ne Preshevë?

Piraj: Ne në politikat tona biznesore nuk i shtyejm produktet tona detyrimisht nëpër tregje të caktuara, por në momentin që dikush shpreh interesim të bashkëpunojë me produktet tona, ne sigurishtë se jemi të hapur për bashkëpunim. Kemi pasur kontaktet me disa kompani nga Presheva që të bashkëpunojmë, por pasi që ja kemi treguar kushtet e punës, pa e kuptuar kurrë ata janë tërhequr, besoj se politikat e shtetit serb e bëjnë të pamundur që produktet e Kosovës të depërtojnë andej. Ne edhe sot nëse paraqitet dikush i interesuar jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të ofrojmë të gjithë suportin e nevojshëm, që edhe qytetarët e Luginës të konsumojnë produktet 100% hallall, me të gjitha kushtet e nevojshmë që një produktet e bënë të quhet hallall.

“Presheva Jonë”: Meqë jemi në fushtë zgjedhore, a mundeni me na tregu a keni pasur ndonjëherë oferta për tu kyqyr në ndonjë subjekt politik dhe a e keni ndërmend të ndërrmerrni një veprim të tillë?
Piraj: Po, në vazhdimsi kam pasur kërkesa të tilla, por unë kam refuzuar pasi që e di se nëse do të kyqesha në politikë, do të isha shumë më pak produktiv në fabrikën timë. Unë shpresoj që në një të ardhme të afërt do të ketë edhe në politikë njerëz që ia duan të mirën vendit, do të kenë interes për zhvillimin e vendit, ashtu sic po kanë vullnet dhe zell në zhvillimin e elektoratit të tyre.

“Presheva Jonë”: z. Piraj, mundeni me na tregu se pse konsumatori duhet me e konsumu shembull ta marrim pashtetën e kompanisë tuaj, përpara pashtetave tjera në treg?
Piraj: Arsyeja e parë është cilësia, është produkt 100% i sigurtë, nuk ka materie konzervuese, prodhohet nga duart e vëllezërve dhe motrave tona, e konsumojmë edhe ne në familjen tonë, pra mund ta konsumojnë pa asnjë dilemë, produktet tona janë 100% HALLALLL.
E dyta është ana ekonomike, blerja e produkteve vendore e rrite në cdo aspekt kombin tonë, është rruga e vetme që na zhvillon dhe krijon mirëqenie, duhet të gjithë ta dijnë se një mirëqenie e mirë në vendlindje është shumë më e bukur se në një vend tjetër të botës.
Nuk ka asnjë produkt në kompanin tonë që nuk është hallall, të gjitha produktet tona janë rezultat i therrjes së paraprake me “BISMILAH” e “ALLAHU EKBER”, këtu nuk ka asnjë dyshim, pastaj për mua HALLALLI nuk është vetëm Bismilah apo Allahu Ekber, por edhe tek detajet tjera, kompania ime nuk ka pasur asnjëherë kredi, nuk i ka borgj asnjë bashkëpuntori, nuk e “hamë” hakun e puntorit e asgjë tjetër që e bënë kafshatën e gojës HARAM.

SHPËRNDAJE