KOMBNN11Sot u mbushën 15 vjet nga rënia e dëshmorit Ridvan Qazimit, alias Komandant Lleshit në altarin e lirisë, për të mos vdekur kurrë.

Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi) gjatë luftës së vitit 200-2001 ndërmjet forcave ushtarako-policore serbe dhe UÇPMB-së ishte kryenegociatori i Paqes dhe i Marrëveshjes së Konçulit të vitit 2001 në Luginë të Preshevës.

Ai u vra pabesisht, sikur shumë heronj tjerë shqiptarë gjatë historisë nga dora e zezë e armikut, për të ndalur lirinë që sapo kishte filluar të marrë rrugëtim në këto troje të lashta shqiptare. Ai u vra në fshatin e tij të lindjes Tërnovc, të cilin aq shumë e kishte dashur, ku dhe frymën e fundit e nxori mu mbi kodrinat e këtij fshati, mu aty ku kishte kaluar edhe fëmijërinë e tij. A ka dhuratë më të çmuar se të mbyllësh sytë në kodrinën ku i kishte lozur me shokë, ku kishte kaluar përjetimet më të bukura të jetës së tij fëmijërore.

Vrasja e tij, padyshim ende ka mbetur si një enigmë e pazbuluar, por realitetin e së cilës ngjarje historia më vonë do ta ndriçojë.

Armiku për mes vrasjes së Komandant Lleshit, deshi ta vras luftën e drejt të UÇPMB-së, e cila erdhi si rezultat i terrorit të pushtetit diktatorial të kriminelit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, i cili padyshim se në Luginë të Preshevës deshi të zbatonte spastrimin etnik të këtyre trojeve nga shqiptarët dhe njëherë e përgjithmonë të mbyllëte këtë problem.

Por, falë djemve dhe vajzave më të mirë të kësaj krahine shqiptare, por dhe ndihmës nga trojet tjera, kjo Krahinë kishte shpëtuar duke arritur të ruaj qenien e saj kombëtare që në rrethana tjera të fitojë të drejtën e saj për bashkim kombëtar.

Armiku, me vrasjen e Ridavan Qazimit deshi ta vras lirinë e shqiptarëve të Luginës ë Preshevës, paqen dhe stabilitetin e këtij rajoni, por nuk kishte arritur fal edhe faktorit ndërkombëtar, i cili kishte ndërhyrë në forma të ndryshme dhe ishte ndërmjetës dhe garantues i kësaj paqeje.

Liria nuk mund të vritet as në Luginë të Preshevës, edhe përkundër një Marrëveshje të arritur me Beogradin, Qeveria e së cilës ende nuk po i respekton të drejtat e shqiptarëve të këtij rajoni. Ajo një ditë do të vij tog me lirinë e të gjithëve në rajon, sepse garant i saj është rezistenca e armatosur e UÇPMB-së dhe gjaku i derdhur i bijve dhe bijave më të mirë të kësaj Krahine shqiptare denbabaden që kishin pasur ndonjëherë gjatë historisë së saj.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për këto troje!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Lavdi dëshmorit Ridavn Qazimi-Komandant Lleshit. Fehmi Ramadani

 

SHPËRNDAJE