Bruksel, 7 janar -Ditën e nesërme është paraparë që të mbahet takimi i parë i delegacionit shtetëror të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi me Shërbimin e Jashtëm Evropian (EEAS) në Bruksel. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq  ne nje bisede për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ne Bruksel ka folur pos tzamimit te neserm te ekpit negociator nga Prishtina ne Bruksel edhe për letren e lidereve nga Lugina e Preshevës.

Nga i derguari yne special ne BE/Bruksel

Sipas Kocijancic në takimin e neserm ne Bruksel do të diskutohet për qëndrimet e të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“EEAS ka ftuar Delegacionin nga Kosova të caktuar nga Kuvendi më 15 dhjetor për konsultime në Bruksel më 8 janar. Ekipi do të përfaqësohet gjithashtu nga Përfaqësuesja e Lartë, njëherit Nënkryetarja, Federica Mogherini.

“Konsultimet janë një mundësi për të shkëmbyer qëndrimet me përfaqësuesit e Kosovës në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE” ka deklarur Kocijancic ne bisede per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” (“The consultations are an opportunity to exchange with Kosovo representatives on the Dialogue for normalisation of relations between Pristina and Belgrade, facilitated by the EU”)

Ndryshe kryesues të ekipit negociator janë Fatmir Limaj, lideri i Nismës dhe Shpend Ahmeti, lider i PSD-së. Kurse anëtarët e tjerë të këtij ekipi janë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar KDTP, Dardan Gashi AKR, dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.

Nga ana tjeter 48 ore para shkuarjes se ekipit negociues nga Prishtina ne Bruksel per te vazhduar dialogun me palen serbe, derisa presidenti kosovar gjendet ne skijime ne Brezovicë, disa përfaqesues nga Bujanoca (PVD) i kane shkruan BE-së dhe Thacit duke kërkuar nga ta qe te përshihen ne dialogun e Brukselit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Se a mund te na e konfirmoje se BE ka marrur apo jo, nje leter te tille nga Presheva dhe se për inkuadrimin e Lugines ne procesin e  dialogut kush vendos Brukseli apo Beogradi-Prishtina znj. Kocijancic eshte përgjigjur se “BE, rrespektivsht kabineti i zjn.Morgherini edne s’ka marrur leter nga Presheva. Kjo pyetje s’eshte per mua, mund t’i drejtoheni atyre qe e kane derguar letren ose ata qe kane shkruar leter mund t’i drejtohen Prishtines dhe Beogradit. Nese eshtë fjala qe Lugina e Presheves te perfshihet ne dialogun e Brukselit mes Kosoves dhe Serbisë, ata duhet t’i drejtohen Vucicit dhe Thacit.

Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” lideret e Lugines se Presheves nga vitit 2011 qe kur ka nisur dialogu ne Bruksel mes Prishtines dhe Boegradit, deri sot kane kerkuar mbi 20 here per t’u perfshire ne ketë proces, por deri tash Beogradi jo se jo, pos as Prishtina nuk ju eshte përgjigjur pozitvisht, ku jane dhene vetëm premtime e deklarata.

SHPËRNDAJE