TË BOJKOTOHET REGIISTRIMI I POPULLSISË NË SERBI !

Delegatët e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës të brengosur me përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, si pasojë e diskriminimit sistematik në sferën e arsimit, kulturës, informimit, shëndetësisë, sigurisë, jurisprudencës, lëvizjes së lire kanë arauzuk regjimin e Beogradit, sipas”et cilëve është rezultat e mosrespektimit të akrtës së OKB-së dhe Konventave të Këshillit të Evropës që garantojnë të drejtat individuale dhe kolektive, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

 

Preshevë, 3 shtator / AIK-Presheva Jonë

Duke rikonfirmuar përkrahjen për Platformën Politike të këtij Kuvendi të datës 14 janar 2006, veçmas dispozitën e saj përfundimtare me të cilën rikonfirmohet vullneti i popullatës për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm territorial-kushtetues, këshilltarët, në përkrahje të parimeve të Planit të presidentit Ahtisari, lidhur me statusin e Kosovës, obligohen që në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe ndryshimit eventual të kufijve të saj, do të angazhohen për bashkangjitjen e Luginës së Presheëvs me Kosovën, thuhet në konkluzionet e senacës së sotme special të Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, raporton  agjencia informative “Presheva Jonë”

Të brengosur me përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, si pasojë e:

          Situatës së rëndë socio-ekonomike dhe politike, që po shkakton migrim të vazhdueshëm të shqiptarëve vendor;

          Diskriminimit sistematik në sferën e arsimit, kulturës, informimit, shëndetësisë, sigurisë, jurisprudencës, lëvizjes së lirë, që janë rezultat e mosrespektimit të Konventave të Këshillit të Evropës që garantojnë të drejtat individuale dhe kolektive;

          Injorimit të kërkesave të institucioneve legjitime dhe legale të dalura nga vota e lirë e qytetarëve të Luginës së Preshevës;

          Mosjetësimit të obligimeve të qeverisë republikane të marra nga bashkësia ndërkombëtare për Luginën e Preshevës dhe obligimeve të saj që burojnë nga Marrëveshja e Konçulit;

          Militarizimit të vazhdueshëm në të tri komunat;

 

 

KUVENDI I KËSHILLTARËVE SHQIPTAR MIRATON KËTË

 

DEKLARATË POLITIKE

 

Kuvendi vlerëson se situata në Luginën e Preshevës vazhdon të jetë e rëndë me tendencë të përkeqësimit të mëtutjeshëm si rezultat i shkaqeve të sipërmendura.

Kuvendi shpreh brengosjen lidhur me  migrimin e vazhdueshëm masiv të shqiptarëve që rrezikon seriozisht ndryshimin demografik të rajonit, si dhe me mungesën e vullnetit politik të qeverisë serbe për veprime konkrete për kthimin e popullatës shqiptare të dëbuar nga ky rajon më 1999.

Kuvendi kërkon ndëprerjen e praktikave të përndjekjeve politike të qytetarëve, aktivistëve dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc;

 

Në përputhje me respektimin e parimit të reciprocitetit, Kuvendi kërkon, harmonizimin  e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me të drejtat e serbëve në Kosovë.

 

Kuvendi konstaton dështimin e realizimit të Planit dhe Programit qeveritar në objektivat e tij kryesore,  që po zhvillohet në këtë rajon në periudhën 2001-2011 dhe si rrjedhojë, Kuvendi fton NATO-n, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në ta vlerësojnë vijueshmërinë e deritanishme të procesit politik 2001-2011 në Luginën e Preshevës të inkurajojnë palët në hartimin e një Plani dhe Programi të veçantë për Luginën e Preshevës;

Kuvendi kërkon përfshirjen e problemeve jetësore të Luginës së Preshevës në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit;

Kuvendi fton institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë që në kuadër të veprimeve për bashkëpunim rajonal, të angazhohen në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës;

 

PËR REALIZIMIN E KËRKESAVE TË MËSIPËRME, KUVENDI KËRKON NJË QASJE MË AKTIVE NGA TË GJITHA SUBJEKTET (A) POLITIKE VENDORE NË PËRPUTHJE ME METODAT DEMOKRATIKE TË VEPRIMIT POLITIK DHE QYTETAR, thuhet në fund të kësaj deklarate miratuar sot nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës

SHPËRNDAJE