Shtëpia botuese gjermane Weltbild fiton shkëlqyeshëm nga botimi i librave me prozë erotike dhe pornografike. Por, ajo që është e pazakontë në këtë punë është se Weltbild është qind përqind në pronësi të Kishës Katolike.

Shumica e 10 Urdhrave të Zotit u treguan tepër të kërkueshme për njerëz, megjithëse, me gjasë, asnjëra nuk rezultoi e tillë më shumë se vetë mesazhi për mëkatin.

Edhe sot, në pjesën më të madhe të veprimit të saj pastoral dhe publik Kisha Katolike vazhdon të merret me jetën seksuale të njerëzve, duke i urdhëruar këta të fundit se me kënd dhe sipas cilave kushte guxojnë të shijojnë grimcat e kënaqësisë, por edhe i kërcënon ata që për këtë gjë kanë qëndrime të tjera, i dënon ndarjet, homoseksualët, kondomët, pornografinë… Pra, gjithçka me të cilat dy të rritur do të mund të kënaqeshin fizikisht mbesin pak a shumë tema tabu, ndërkohë që një formë e veçantë e dhunës seksuale ushtrohet edhe ndaj klerit katolik, për të cilin seksi, si i tillë, është automatikisht i ndaluar.

E kur bëhet fjalë për paratë, Kisha Katolike gjithmonë ka ditur që të mbyllë sytë paksa para vetvetes , por edhe ndaj të gjithë atyre mëkatarëve që ishin të gatshëm të paguanin majmë. Prandaj edhe nuk parqet ndonjë befasi të madhe – megjithëse kjo gjë në Gjermani ka shkaktuar një skandal të vërtetë – që Kisha merret edhe me botimin e pornoromaneve, nga të cilat nxjerrë përfitime të majme.

Në fakt, Kisha Katolike në Gjermani është pronare e qind përqindët e shtëpisë botuese Weltbild, nëndega e së cilës, Blue Panther Books, publikon tituj si: “Interneti për Zemërgjerat” , ose “Lavirja e Avokatit”, ose “Porno Konti”. Njëkohësisht, Weltbild është edhe shtëpia më e madhe librare në Gjermani, edhe pse gjykuar për nga përmbajtja e ofertës së saj është shumë vështirë të konkludohet se është në pronësi të Kishës Katolike. Përveç pornografisë, Welbild shet edhe libra për satanizmin, magjinë e zezë, ezoterikën, madje ofron edhe serialin për Harry Potter’in, të cilin si libër antikatolik dikur e cilësonte edhe vetë Papa Benedikti i XVI.

Arsyeja për këtë lloj qasje është tejet prozaike: me publikimin e titujve të tillë shtëpia Welbild, gjegjësisht Kisha Katolike, fiton shkëlqyeshëm. Weltbild ndërkaq është një kompani bukur e madhe, ngase ka të punësuar mbi 6,000 njerëz dhe , pas Amazonit, radhitet si shtëpia e dytë botuese online në Gjermani. Nëpërmjet Weltbild Kisha Katolike kështu mban afro 20 përqind të tregut të madh të librave në Gjermani, përderisa përfitimi material matet me miliona euro, të cilat në fund përfundojnë në xhepin e Kishës.

Kundër një qasje të tillë dyfytyrëshe të Kishës ndërkohë janë rebeluar edhe besimtarët e saj, gjithnjë e më të pakët në numër, kështu që revista katolike ‘Pur’ kohë më parë publikoi një ballinë të madhe, me pyetjen: “Peshkopët, si Producentë pornografik?” Deri më tani Kisha ende nuk është prononcuar publikisht për skandalin, megjithëse duket se mediat gjermane po kënaqen me këtë situatë. Kështu, gazeta konservatore ‘Die Welt’ shton pyetjen:

“Për çka athua i shërben titulli ‘Takat e Mia të Kuqe’ anëtarit të Këshillit Drejtues të Welbild, Pater Langendörfer’it, i cili njëkohësisht është edhe sekretar i Konferencës Gjermane të Peshkopëve? A duhet, ta zëmë, që peshkopi Mussinghoff të dijë se ‘Përse Meshkujt Ejakulojnë shpejtë, përderisa gratë e aktrojnë orgazmën?’. Mund të shtrohen edhe shumë pyetje të tjera të ngjashme”.Express

SHPËRNDAJE