Xherdan Shaqiri tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Chicago Fire.

Shaqiri ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Chicagon dhe do ta veshë fanellën me numrin 10.

Ezra Hendrickson, trajneri i Chicago Fire, i ka uruar mirëseardhje shqiptarit përmes një postimi në ‘twitter’, ku ka shkruar: “Mirëserdhe Shaq”.

Shaqiri ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi.

Ai është kritikuar për këtë lëvizje, pasi është vetëm 30-vjeçar.

SHPËRNDAJE