Interviste me Kështjella Pepshin, “Miss Kosova Univers” edhe 24 orë për “Presheva Jonë”
‘Të jesh ”Miss Kosova Univers” do të thotë diçka më shumë se mis. Këtë titull 12 muaj e mbajta me krenari e përgjegjësi, sepse në njëfarë mënyre si përfaqësuese, ambasadore, prezantoja shtetin tonë, Kosovën, anë e kënd botës. Më 15 janar të këtij viti Kosova do të ketë një bukuroshe tjetër, së cilës do t’i uroj fat dhe suksese në jetë”, tha Kështjella Pepshi për agjencinë tonë n jëherit gazetare nga Zvicra e AIK “Presheva Jonë”
Nefail MALIQI

Presheva Jonë: Zonjusha Kështjella Ishit një vit “Miss Universe Kosova 2010”. Çka do të thotë për ty?

KËSHTJELLA: Për mua viti 2010 ishte vit i sukseseve të mija, fillim i karrierës sime në sferën e bukurisë dhe fotomodelit. Them kështu, sepse në vitin të cilin e përcollëm mora pjesë në disa evenimente dhe spektakle të bukurisë, si në “Gala Show” në Bernë të Zvicrës, në “Miss Bern 2010”, ku pata fat të hyj në rrethin e ngushtë, në top – pesëshen e më të bukurave. Pastaj, mora pjesë në “Miss Kosova 2010”. Prezantova Kosovën më 23 gusht në Las Vegas të SHBA-ve në “Miss Univers”.

Presheva Jonë: Siç e keni pranuar para një viti kurorën në “Miss Universe Kosova”, më 15 janar do ta dorëzoni. Si do ta pritni këtë eveniment?

 

KËSHTJELLA: Kur kam pranuar kurorën “Miss Kosova Universe”, për mua ishte suksesi dhe ngjarja më e mirë në jetën time dhe ndjeja përgjegjësi për këtë, andaj jam munduar të japë gjithë potencialin tim që, së paku, etika e bukurisë të mbetet sinonim i bukurisë shqiptare. Gjatë kësaj periudhe kam fituar një eksperiencë të mirë. Kam takuar shumë miq e mikesha nga të gjitha vendet e botës. Në evenimentin e 15 janarit, kur edhe do ta dorëzoj kurorën, atë rast do ta pres me kënaqësi, por edhe me emocione.

Presheva Jonë: Më 16 janar të këtij viti më nuk do të jeni “Miss Universe Kosova”, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jeni po ajo bukuroshe nga Kosova. Planet tuaja pas 16 janarit?

KËSHTJELLA: Më 15 janar Kosova do ta ketë një bukuroshe tjetër, së cilës do t’i uroj fat dhe suksese në jetë. Planet e mija pas kësaj kohe janë nga më të ndryshmet: do t’i vazhdoj studimet, si dhe do të merrem me këngë, sepse kënga është dhunti të cilën ma ka dhuruar natyra dhe, natyrisht, do të merrem edhe me modelizëm. Kur eshte fjala per perspektiven dhe aktivitete e mia profesionale, krahas studimeve nga 28 Nentori i viti te kaluar, me daljen e Agjencise se re Informative Kombetare te Kosoves Lindore “Presheva Jone” jam angazhuar si gazetre nga Zvicra per ket agjenci nacionale.

Presheva Jonë: Të gjitha kështjellat në botë janë pushtuar. Po zemra e Kështjella Pepshit?

KËSHTJELLA: Kështjellat në botë janë pushtuar nga vizitorë e mbretër nga mbarë bota, sepse janë kala me labirinte që tërheqin vëmendjen, sidomos të pushtuesve dhe pushtimi i tyre është i paevitueshëm. Ndërsa, zemra ime e ende është e papushtuar, e lirë… Pushtuesi do të jetë ai që bukës i thotë bukë e ujit ujë…

SHPËRNDAJE