Këshilltarja e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinajt, Diellza Hoti, e ka përkujtuar nënën e saj në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Hoti ka thënë se vrasja e një gruaje nuk është burrëri dhe të gjithë ata që e arsyetojnë dhe e përkrahin vrasjen e një gruaje janë bashkëfajtorë.

“Nuk e kisha paramenduar asnjëherë që nëna ime do të behej një numër me shumë në listën e grave të privuara nga jeta e tyre”, ka shkruar Hoti.
Ndryshe, Armenda Aliu u vra nga bashkëshorti i saj me 15 plumba, në gusht të këtij viti.

SHPËRNDAJE