TIRANË, 28 Shkurt/ATSH/- Këshilli i të Drejtave të Njeriut do të mbajë seancën e tridhjetë e katërt të rregullt nga 27 shkurt deri më 24 mars 2017, në sallën e të Drejtave të Njeriut në Pallatin e Kombeve në Gjenevë. ATSH dhe Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Gjeneva ka mesuar se karhas delegacioneve boterore sesionin e sivjem do ta percjell edhe nje delagcion nga Shqiperia te prire nga ministri i PJ z. Ditmir Bushati dhe nga znj.Filloreta Kodra, ambasadore shqiptare ne OKB, njofton ATSH dhe agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Gjeneva.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë fjalës së mbajtur të martën në Sesionin e Posaçëm të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë u shpreh se lufta kundër radikalizimit dhe ekstremizmit mbetet një sfidë.
“Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në Këshillin e Sigurimit për të adresuar problematikat që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ku sfidë mbetet radikalizmi dhe ekstremizmi”, u shpreh ministri.
“Shqipëria ka marrë masa të vazhdueshme në parandalimin e akteve ekstremiste dhe radikalizmit në tërësi, duke nisur nga edukimi dhe duke e futur si lëndë në shkolla, për të parandaluar këto fenomene. Në 2016-n Shqipëria ju bashkua grupit të vendeve që luftojnë ekstremizmin, i cili nuk njeh kufij, dhe është detyrë e jona t’i identifikojmë këta elementë dhe t’i luftojmë ata”, tha Bushati.
Një tjetër prioritet për qeverinë shqiptare është dhe mbrojtja e të drejtave të minoriteteve dhe respektimi i tyre. Ky është dhe çelësi i suksesit për një fqinjësi të mirë, u shpreh ministri i Jashtëm shqiptar.
Në kuadër të respektimit të të drejtave të njeriut, tha ai, ne na duhet të bëjmë më shumë për konfliktin në Siri dhe Irak, për të mbrojtur qytetarët e këtyre vendeve që ndjehen të rrezikuar nga lufta në këto rajone.
Kriza e refugjatëve kërkon po ashtu një angazhim të vazhdueshëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve sipas parimeve të OKB-së, që duhet të respektohen siç përcaktohet në dokumentet ndërkombëtare.
Shqipëria është anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2015-2017.