Preshevë, 4 shkruit -Suksesi i rradhës i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë  është edhe shkolla e hifzit të Kur’anit Famëlartë. Marrëveshja u arrit mes Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë dhe shkollës së hifzit El-Hidaje . Përmes kësaj marrëveshje arrihet synimi që të zyrtarizohet funksionimi i shkollës së hifzit nën ombrellën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, njfton agejncia e lajemeve “Presheva Jonë
Më poshtë e keni marrëveshjen mes dy palëve :
           MARRËVESHJE PARTNERITETI MES KËSHILLIT TË BASHKËSISË ISLAME NË PRESHEVË
                    DHE SHKOLLËS SË HIFZIT TË KUR’ANIT EL-HIDAJE NË PRESHEVË
  
 Më datë 26.01.2017 u arrit marrëveshja “Kontratë  partneriteti mes KBI-së dhe Shkollës së
 Hifzit të Kur’anit El-Hidaje”
 
Marrëveshja vlerësohet një akt shumë i qëlluar,dhe si  e tillë vërtetë në të ardhmen do të rritë 
aktivitetet dhe kapacitetet e këtyre  institucioneve.
 
Këshilltarët e KBI-së dhe përfaqësuesit e Shkollës El-Hidaje në një frymë shumë të hapur dhe
tolerante diskutuan  rreth marrëveshjes së arritur mes KBI-së Preshevë dhe Shkollës së Hifzit të
Kur’anit “El-Hidaje” në Preshevë.
 
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në të ardhmen do të udhëheq një resor shumë të
rëndësishëm me Shkollën e Hifzit të Kur’anit El-Hidaje në Preshevë. Këto institucione janë mirënjohëse ndaj njëra tjetrës për marrëveshjen e arritur,që për synim kanë
ngritjen e vlerave fetare në këtë vend.
 
        
 KRYETARI   I KBI                                                   PËRFAQËSUESI  I EL-HIDAJES                           
 Sevdail Jakupi                                                                      Orhan Ademi 
SHPËRNDAJE