Meghan Markle bëri një tjetër zbulim në episodin e fundit të podcast-it të saj ‘ Archetypes ‘ ku foli për aktivizmin e grave me të ftuarat Jameela Jamil, Shohreh Aghdashloo dhe Ilana Glazer.
Siç tha Dukesha e Sussex-it në lidhje me kritikat ndaj grave që janë të përfshira në aktivizëm, para martesës së saj me Princin Harry ajo mori një këshillë shumë të rëndësishme nga një grua shumë “me ndikim, të cilën nuk do ta ndaj me ju se kush ishte për të ruajtur privatësinë e saj”, duke shpjeguar se “ajo më tha, e di që jeta juaj po ndryshon, por ju lutem mos e ndalni aktivizmin sepse ai do të thotë shumë për gratë dhe vajzat“.
Markle, 41 vjeç, shtoi: “Unë kam vazhduar të bëj punën për gratë dhe vajzat, sepse ka rëndësi. Por gjithashtu sepse ajo më inkurajoi ta bëj atë. Zëri kolektiv i të gjithëve që na thotë ne grave se ka rëndësi është kuptimi. Ka siguri në numër por ka edhe forcë ”.
Lufta e Meghan-it për barazi filloi në një moshë shumë të re, kur ajo shkroi në moshën 11-vjeçare për një reklamë detergjenti që synonte vetëm gratë: “Unë nuk mendoj se është e drejtë që fëmijët të rriten duke menduar gjëra të tilla, që mamaja bën punët apo çdo gjë tjetër gjithmonë”.