Varshavë, 14 qershor – Marian Sobala nga Broshevica në jug të Polonisë ka vendosur rekord të ri, jo vetëm si polaku më i moshuar që ka kaluar testin për patentë shofer, por edhe që 40 herë është përpjekur të merr patentë shoferin.

Deri tani në provim e kanë rrëzuar 39 herë, por Sobala u inatos për të pasur të drejtën për të ngarë veturën, pasi që këtë të drejtë e kishte deri më 2007, kur policia e zuri të dehur në biçikletë dhe ia mori patentë shoferin për dy vjet, transmetojnë agjencitë.

Sobala iu ankua gazetave polake se në provim e rrëzonin për imtësi, se nuk kishte ngadalësuar para kalimit për këmbësorë edhe pse në semafor ishte drita e gjelbër, se po ngiste veturën shumë ngadalë, apo se motori ishte fikur në parking.

SHPËRNDAJE