2560-1_1462356205-2304157Banka Qendrore Europaine është e gatshme të vendosë sot për fatin e kartëmonedhës 500 euro, të cilën shumë njerëz e lidhin me shpëlarje parash, treg të zi dhe financim të terrorizmit.

The Guardian shkruan se kartëmonedha ngjyrë vjollce, që dominon më se shumti në zonën e kartëmonedhës së përbashkët, dhe po ashtu më e madhe fizikisht se pesë kartëmonedhat tjera të euros, është në agjendën e një takimi të këshillit drejtues të Bankës Qendrore Europaine, transmeton Gazeta Express.

Për shkak të madhësisë dhe probabilitetit, kartëmonedha 500 euro është bërë shumë e çmuar në financimin nëntokësor sa që mund të bëjë tregti më shumë se vlera e vet, dhe është bërë e njohur në disa qarqe si “Bin Laden”, sipas një studimi.

Kartëmonedha 500 euro përdoret më shumë për t’i fshehur gjerat se sa për t’i blerë ato, kishte thënë kështu ministrja franceze e Financave, Michel Sapin, në mars të këtij viti.

Pavarësisht çfarë do befasie, këshilli ka shumë mundësi që do të votojë për mos lëshimin e kartëmonedhave 500 eurosh, sepse besohet se kjo kartëmonedhë favorizohet nga kriminelet për zhvendosjen e shumave të mëdha të parave pa e ditur autoritetet.

Por largimi i mundshëm i kësaj kartëmonedhe është duke shkaktuar zemërim në vendet, si Gjermania.

SHPËRNDAJE