Preshevë, 26 shkurt  Udhëheqësi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë Ljubisa Dikoviq, i cili kohë më parë kishte vizituar Kosovën, dyshohet se është përgjegjës për 1400 vrasje të civilëve shqiptarë në Kosovë. Vizita e Dikoviçit ne Prishtinë pak metra para policise dhe qeverise se Kosovës, konsiderohet  fyerje e rëndë për viktimat e luftës në Kosovë, si dhe familjet e tyre, edhe nga Rrjeti i grupeve të Grave të Kosovës.
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, liudhur mekete vizite te korkodilit tew Kosoves, gjneralin serb, ka thnene se “Dikoviç u poshtërua sërish nga po të njëjtit ushtarë, që e nxorën jashtë me bomba, duke parë një Kosovë, ku serbët nuk bëjnë më ligjin e aparteidit mbi shqiptarët…”
Vizita e Dikoviçit është cilësuar si fyerje e rëndë për viktimat e luftës në Kosovë, si dhe familjet e tyre, edhe nga Rrjeti i grupeve të Grave të Kosovës. Kështu thuhet në një dokumentar të përgatitur nga Fondaconi për të Drejtën Humanitare që drejtohet nga Natasha Kandiq.. Dokumentari i Fondacionit për të Drejtën Humanitare titullohet, “Gjenerali Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë”.
Në zonën e përgjegjësisë të brigadës 37 të ushtrisë së Jugosllavisë në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë rreth 1.400 civilë. Mbetjet mortore të një numri të viktimave janë zbuluar në varrezat masive në Serbi. Me brigadën në atë kohë ka komanduar shefi i tanishëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq. As ai e as pjesëtarët e njësisë së tij nuk janë përgjigjur kurrë për ato krime.
Në filmin e Fondit për të Drejtën Humanitare “Lubisha Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë” janë paraqitur provat mbi prezencën dhe rolin e Ushtrisë së Jugosllavisë në vrasjet masive të civilëve në Izbicë, Qirez, tek Shavarinat, Rezallë dhe fshatrat e tjera të rajonit të Drenicës, e të cilat më parë janë prezantuar në dosjet “Lubisha Dikoviq” dhe “Rudnica”.
Por, organet shtetërore në Kosovë, ende nuk kanë lëshuar ndonjë fletarrest për personin që dyshohet se i priu masakrave në Izbicë, Qirez, tek Shavarinat, Rezallë dhe fshatrat e tjera të rajonit të Drenicës, njofotn agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Kandic: Për krimet në Kosovë, ka nisur hetimi ndaj gjeneral Dikovic
Sipas kesja agjencii, jo per marreveshjen, por per viziten e nje gjenerali serb të akuzuar per krime lufte dhe masakra ne Kosove, ka shokuar dhe nuk eshte mirëpritur ky takim ne Prishtinë nga popullata dhe lideret shqiptarë.
Denoncimet në raportin e Qendrës për të Drejtën Humanitare kundrejt shefit të ushtrisë serbe zbulojnë fuqinë e ideologjisë së Miloshevicit në Serbi sot, si dhe politizimin e zyrës për krimet e luftës. Raporti i fundit nga Qendra për të Drejtën Humanitare për kohën luftës për shefin e tanishëm të Ushtrisë Serbe, Ljubisa Dikovic, ka nxitur një përgjigje të zemëruar nga ekspertët dhe ministrat e qeverisë.
Raporti fajësonte për një numër krimesh lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999 komandantin e atëhershëm të Brigadës së Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, JNA, aktualisht shef i Ushtrisë Serbe, transmeton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”.
Kandiq eshte e befasuar me lejimin e hyrjes së Dikoviqit në Kosovë. Prandaj me plote te drejte intelektualja serbe Kandic nga Beogradi ka pyetur policine e Kosovës, Thacin e Mustafen, pse nuk e  arrestuan “krokodilin” e Kosovës, gjentralin serb te akuzuarin për krime ne Kosovë gjeneralin serb Dikovici ?!
SHPËRNDAJE