Xhamia e Qendrës Kulturore Islame në Quebec City të Kanadasë, ku kishte ndodhur sulm terrorist të dielën e kaluar, hapet sërish për lutje, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Në Xhaminë e Qendrës Kulturore Islame në Quebec sot për herë të parë u realizua falja e namazit të sabahut pas 6 ditëve, pasi që njësitë e sigurisë kanë kryer hetimet në vendngjarje. Muslimanë të shumtë kanë marrë pjesë në faljen e namazit të sabahut.

 

Kanadezët u mblodhën përreth xhamisë rreth orëve të mesditës dhe formuan një zinxhir njerëzish duke u kapur dorë për dore dhe rrethuan xhaminë. Ndërkohë, shfaqje të ngjashme për përkrahje janë realizuar edhe në disa xhami në këtë shtet. Kanadezët kanë vizituar xhamitë të cilët kanë organizuar “derë të hapur” në këtë fundjavë, ku disa prej tyre kanë lënë lule përreth xhamive, kurse disa prej tyre kanë bërë donacione.

 

Donacionet për familjet mbi 500 mijë dollarë

 

Nga ana tjetër, nga dy llogari të ndryshme të cilët janë hapur për ndihmë ndaj familjeve të 6 viktimave dhe të 19 të plagosurve në sulmet terroriste të së dielës së kaluar, të hollat që janë mbledhur arrijnë mbi 500 mijë dollarë. Në llogarinë e hapur pas sulmit ndaj Islamic Relief Canada janë mbledhur 203 mijë dollar kanadez, ndërsa në llogarinë e hapur nga Dawanet Canada janë mbledhur mbi 338 mijë dollarë.

 

Kufomat janë dërguar në shtetet e tyre

 

Prej 6 personave që kanë humbur jetën në këtë sulm, kufoma e Azzedine Soufiane është dërguar në Tunizi, ndërsa kufomat e Mamadou Tanou Barry dhe të Ibrahima Barry janë dërguar në Guine.

 

Ndërsa funerali i 3 personave të tjerë, Khaled Belkacemi, Abdelkerim Hassane dhe të Aboubaker Thabti, është bërë në varrezat muslimane të Laval, afër Montrealit.

 

SHPËRNDAJE