Kamionët Actros të Mercedesit tani vijnë të pajisur me sistemin i cili e di se çfarë ka në rrugën para tij, dhe në këtë mënyrë edhe kursen karburant. Teknologjia Predictive Power Control shfrytëzon të dhënat GPS për përcaktimin e topografisë në rrugë, dhe më pas intervenon automatikisht, duke ndërruar marshet, frenuar dhe kontrolluar shpejtësinë sa më mirë që të jetë e mundur. Nga Mercedesi thonë që në këtë mënyrë zvogëlohet sasia e karburantit të shpenzuar për tre për qind, dhe që ndryshime në drejtimin e automjetit nuk ka. Nevojitet vetëm vozitësi tejet i motivuar me nivel të lartë të koncentrimit.

SHPËRNDAJE