largea_capture-jpg1458148050Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Begzim Kamberi në Info Magazine ka folur për arrestimin e tre aktivistëve të subjektit të cilit i takon dhe deportimin e njërit prej tyre – sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi.

Kamberi ka thënë se përderisa për dy aktivistët, Xhelal Sveçla dhe Boiken Abazi ata kanë njohuri për arsyet e arrestimit, ata nuk dinë pse është arrestuar Dren Kukaj.

Sipas tij Vetëvendosja është mësuar me këto gjëra, pasi që përndjekja e aktivistëve nga organet e rendit tashmë nuk paraqet ndonjë risi.

“Lëvizja Vetëvendosje tashmë është mësuar me arrestime të vazhdueshme, kjo është përndjekje e pushtetit për aktivistët e Vetëvevndosjes në veçanti dhe opozitës në përgjithësi”.

“Kjo është vazhdimësi e përndjekjes e pushtetit me aparatin e tij. Xhelal Sveçla sot është arrestuar me akuzën për rrokullisjen e veturave të EULEX-it në vitin 2009, Boiken Abazi është depërtuar në Shqipëri gjoja se nuk i ka respektuar rregullat në Kosovë, për arrestimin e Dren Kukajt nuk i dimë arsyet”.

Ai ka thënë se Abazi u arrestua dhe deportua pa të drejtë, ndërsa ka theksuar se për mendimin e tij, çuditërisht, shtetasit e Serbisë janë më të privilegjuar se ata të Shqipërisë.

“Këto rrëmbime në rrugë po ndodhin tash e sa kohë. Zoti Abazi ka lëshuar dhe ka hyrë në Kosovë brenda afatit 90 ditës, autoritetet e Kosovës demantuan vetveten”.

“Në këtë Kosovë ku shkeljet janë të mëdha, arrestimet në Vetëvendosje bëhen vetëm pse janë në Vetëvendosje dhe pse janë në Opozitë, pas dy javëve do të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Boiken Abazit nuk i është lejuar qëndrimi këtu”.

“Sot nuk është më çështje e identitetit kombëtar, mjafton të jesh në Vetëvendosje. Pardoksalisht shtetasit e Serbisë kanë më shumë privilegje sesa shtetasit e Shqipërisë”.

SHPËRNDAJE