ShaipKamberi-1Zëvendëskryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, është shprehur i bindur se Serbia në procesin e integrimit evropian do të detyrohet t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se për shqiptarët e kësaj pjese është e rëndësishme që Qeveria e re, e cila do të formohet së shpejti, të fillojë t’i zgjidhë çështjet jetike të cilat i shqetësojnë ata.

Sipas Kamberit, ende nuk ka diçka konkrete sa i përket pjesëmarrjes së këtij subjekti politik në koalicionin e ri qeverisës.

SHPËRNDAJE