Kuvendi i Kosovës ka debatuar sonte për shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale, ku ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha paraqiti Projektligjin.
“Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale ka filluar të zbatohet nga viti 2013 dhe gjatë zbatimit të tij janë hasur disa pengesa dhe vështirësi të cilat Ministria e Drejtësisë i ka adresuar”, tha ajo.
Në ndryshimet dhe plotësimet e Projektligjit parashihen dispozitat që parashihen për lirimin me kusht, përbërjen e panelit për lirimin me kusht, mundësinë e atakimit të vendimit të panelit, dispozitat e trajtimit shëndetësor të të dënuarave sipas standardeve ndërkombëtare, dispozitat që i referohen pushimit në raste të jashtëzakonshme, dispozitat që i referohen pezullimit të lirimit e dispozita tjera.
Kuvendi ka debatuar për pikën e 12-të për ndryshimin e Projektligjit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk është duke votuar asnjërën nga pikat e rëndit të ditës, të cilat po vazhdon t’i shqyrtojë me radhë, raporton KosovaPress. Votimi i tyre do të bëhet në seancën e radhës.
Daut Haradinaj: Hashim Thaçi është mashtrues. Sikur të donte ai Ushtria mund të bëhej në 2013
Po mbahet debat parlamentar në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Daut Haradinaj dhe deputetëve mbështetës.
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj duke paraqitur fjalën e tij tha se pa marr parasysh se ka shumë gjëra që nuk pajtohen me këtë koalicion, janë të gatshëm të mbështesim në çdo moment transformimin e FSK-së në FAK. Haradinaj theksoj se FAK-u nuk duhet të shihet si kërcënim për askënd.
“FSK është duke pritur tash e sa vite ndryshimet kushtetuese dhe ato duhet të bëhen në Kuvend, por ju e dini sa është e vështirë, sepse e dini që për këto ndryshime duhen votimi i shumicës së dyfishtë. Duhet ta themi hapur problem na është bërë deputetët e Listës Serbe”, tha ndër të tjera Haradinaj.
Ai shtoi se nëse nuk mund ta ndryshojnë Kushtetutën, atëherë duhet të gjejnë forma tjera për formimin e ushtrisë, që sipas tij, është mundësia përmes ligjit të thjeshtë që FSK-ja të transformohet në ushtri. Po mbahet debat parlamentar në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Daut Haradinaj dhe deputetëve mbështetës.
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj duke paraqitur fjalën e tij, tha se pa marr parasysh se ka shumë gjëra që nuk pajtohen me këtë koalicion, janë të gatshëm të mbështesim në çdo moment transformimin e FSK-së në FAK. Haradinajt theksoj se FAK-u nuk duhet të shihet si kërcënim për askënd.
“FSK është duke pritur tash e sa vite ndryshimet kushtetuese dhe ato duhet të bëhen në Kuvend, por ju e dini sa është e vështirë, sepse e dini që për këto ndryshime duhen votimi i shumicës së dyfishtë. Duhet ta themi hapur problem na është bërë deputetët e Listës Serbe”, tha ndër të tjera Haradinaj.
Ai shtoi se nëse nuk mund ta ndryshojnë Kushtetutën, atëherë duhet të gjejnë forma tjera për formimin e ushtrisë, që sipas tij, është mundësia përmes ligjit të thjeshtë që FSK-ja të transformohet në ushtri
Daut Haradinaj ka thener se Hashim Thaçi është mashtrues. Sikur të donte ai Ushtria mund të bëhej në 2013
***
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 68 vota për dhe asnjë kundër, ka kaluar projekt-rezoluta për transformimin e FSK-së në FAK, në të cilën thuhet se Qeveria e Kosovës autorizohet që sa më parë të koordinojë dhe procedojë në Kuvend për miratim strategjinë për transformimin e FSK në FAK.
Kurse, në pikët tjetër të kësaj rezolute thuhet se duke shprehur përkushtimin në anëtarsimin në NATO, Kuvnedi i Kosovës, Qeveria dhe institucionet tjera të bashkërendojnë angazhimin, bashkë me NATO në Amerikën për zhvillimin për e kapaciteteve komfor mandatit të ri të FAK.
Kurti: Rrezikohemi nga Serbia, ushtria domosdoshmëri
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Kosovës nuk iu lejua të bëjë ushtri tash e 18 vite, kurse sot është e domosdoshme që ta kemi ushtrinë tonë për shkak se jemi të rrezikuar nga Serbia.
Ai ka thënë se Kosovës nuk iu është lejuar që të ketë ushtri, por kanë vendosur të na bëjnë TMK e FSK. Këtu thuhet se NATO të bënë ushti, mirëpo t’i bëhesh ushtri, pastaj hynë në NATO.
Kosova është e rrezikuar prej Serbisë dhe është e domosdoshme që ta ketë ushtrinë e saj.