Beograd, 26 qershor – Serbia është e gatshme të mbrojë interesat e veta dhe pa nervozë të shikojë në presionet e qarqeve të caktuara, të cilat dërgojnë mesazhe se është e domosdoshme njohja e Kosovës, si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian- ka deklaruar shefi i ekipit shtetëror serb për dialog me Prishtinën, Borislav Stefanoviq.

“Ekzistojnë presione nga qarqe të caktuara, na dërgojnë mesazhe se duhet ta pranojmë Kosovën nëse e dëshirojmë anëtarësimin në BE, por kjo është një pjesë e procesit në të cilin ne nuk shikojmë me nervozë, por me përgatitje të plotë të mbrojmë interesat tona”, ka thënë Stefanoviq për televizionin Palma plus, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës dhe kandidatura e Serbisë për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, janë dy procese të ndara.

SHPËRNDAJE