Me dhembje të madhe e morëm lajmin e hidhur sot, më 23 maj 2017, ndërroi jetë miku jonë i madh, simboli i “Rilindjes” dhe “ikona e Preshevës”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Zemra e njeriut që e gjithë Presheva e ka njohur dhe e ka dashur përzemërsisht, pushoi së rrahuri ditën e hënë, më 23 maj 2017, në moshën 63 vjeçare, Zeqirja Ejupi – Zeqa, pas një sëmundje të rëndë dhe të pashërueshme, u transferua në amshim.

Me dhëmbje të madhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, farefisit, miqëve dhe shokëve të tij të shumtë.

Ngushëllime të gjithë shqiptarve të Luginës së Preshevës, shokëve e shoqeve nga ish kolektivi i “Rilindjes dhe të gjithë dashamirëve të lajmit dhe fjalës shqipe! Ngushllime dhe nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë” për kete burre te madh me zemer te madhe . Allahu e shperblefte ne Xhehnet!

 

Zeqa ne intervisten e fuidit për “Presheva jonë” tha: Deri sa te jem gjalle se kam ndërmend ta hjek nga ballina e kioskut emrin RILINDJA!

Unë, emrin e “Rilindjes” e ruaj me ende, sikur flamurin,  meqe me te jemi rritur. Dhe deri sa te jem gjalle se kam ndërmend ta hjek nga ballina e kioskut edhe pse disa here me kane bere presion në këtë drejtim…” shton Zeqa, pronar i kisokut të vetëm të gazetave shqiptare në Preshevë.

Për këtë mision, për këtë atdhedashuri militanti i  shtypit shqiptar Zeqiurja Ejupi ne vitin 1982 ishte shpërblyer, duke marrë mirënjohje nga stafi i Rilindjes nga Prishtina, duke e vlerësuar lartë punën e tij, si një punëtor i vyeshëm, i palodhshme dhe dashamir i shtypit shqiptar, i cili bëri shumë sakrifica që edhe kioskat në Preshevë, Luginë të ketë të njëjtat gazeta shqipe sikur edhe ata ne Prishtinë me të cilët i ndanë vetëm distanca gjeografike

“Dikur e kishim një, ishte RILINDJA te cilën lexuesi ynë shqiptare ne Medvegje, Bujanoc e  Presheve e priste ne radhe te gjata sikur para bukëpjekësit ose para barnatoreve. Them keshtu spese atëbotë Rilindjen, por edhe tash gazetat tjera janë bere ushqim i përditshme apo “hapa”,  para buke,  me kafe ne restaurantet tona. T ju them një realitet se dikur nga kjo kiosqe ne ditët shiteshin nga 500 gazeta Rilindje, ndërsa sot fatkeqësisht as 50 jo ?!. Madje dikur Rilindjen njerëzit edhe rezervonin apo ishin parapagus te përditshëm..”, thotë ne vazhdim duke kujtuar disa momente nga puna e tij Zeqirja Ejupi, pronar i kioska RILINDJA në Preshevë.

“Këtu ne kioska për çdo dite marr disa gazeta shqipe nga Kosova , por me te lexueshmet, me te kërkuarat janë Bota sot, Zëri, Koha Ditore, Epoka e re, Kosova Sot etj…Përkundër internetit, megjithatë gazetat lexohet ende nder ne. Interneti apo mileniumi i ri i informativ siç e quajmë,  mund t’i bëj konkurrence informacioneve, por assesi kulturës së lexuarit të gazetave e cila vështirë se do te eliminohet aq lehte nga duart e tyre..” thotë në fund  z.Ejupi.

SHPËRNDAJE