ImagesÇdo arritje ka edhe shpërblim. Besimi i pamasë i të gjithë shqiptarëve te Kombëtarja u shpërblye me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2016.

Nëse Kombëtarja i shtoi miliona euro të ardhura Federatës për pjesëmarrjen në Europian, ishte radha e këtyre të fundit, dhe jo vetëm, që t’ua kthenin “nderin” lojtarëve.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se 3 milionë euro janë shpërndarë për 32 lojtarë të Kombëtares që kanë qenë pjesë e Shqipërisë gjatë këtyre kualifikueseve.

Ky numër është konfirmuar nga vetë trajneri i Kombëtares në konferencën e parë pas kualifikimit, pavarësisht se disa prej tyre nuk janë aktivizuar për as edhe një minutë të vetëm, ndërsa ka të tjerë që kanë qenë në fushë në të teta ndeshjet kualifikuese, në çdo sekondë që Shqipëria ka luajtur.

Premia

Shuma prej 3 milionë eurosh që është vënë në dispozicion si premi për Kombëtaren është ndarë për lojtarët në “dy kategori”.

Ndarja

Ata që kanë shumë minuta aktivizim dhe kontribut, pra titullarët dhe pjesa e mbetur e lojtarëve, mes të cilëve ka edhe nga ata që nuk kanë asnjë ndeshje aktivizim.

Në të parën, lista numëron përafërsisht 19 lojtarë, ndërkohë që në të dytën janë 13. Federata Shqiptare e Futbollit është munduar që ta mbajë të fshehtë një lajm të tillë, ndërkohë që gazeta ka arritur që të mësojë informacione rreth kësaj çështjeje.

Shuma

Grupit të lojtarëve kryesorë i është akorduar nga rreth 90 mijë euro secilit. Ndërkohë që pjesës tjetër të futbollistëve nga rreth 40 mijë euro.

Kuptohet që duke qenë se kjo shpërndarje është tentuar të mbahet e fshehtë, shifrat nuk kanë qenë kaq fikse dhe ka edhe përjashtime, si për lojtarë për të cilët është vendosur të marrin më shumë sesa këto shifra, ashtu edhe për futbollistë të tjerë, që mund të marrin edhe më pak sesa 30 apo 40 mijë euro.

Kuptohet që në këtë rast bëhet fjalë për lojtarë që nuk janë aktivizuar asnjë minutë, ose që nuk kanë qenë të përfshirë në grumbullim në të teta ndeshjet.

SHPËRNDAJE