jonuz_musliuBujanoc, 2 korrik  -Vendimit të Kuvendit komunal i Bujanocit ku ne seancën e fundit me shumicë votash ka ndryshuar emrin e sheshit kryesor të Bujanocit nga “Karaxhorgje Petrovic” në “SKËDNERBEU”, korrigjim ky i cili eshte mirëpritur nga institucione lokale dhe shumica shqipare ne Luginen e Preshevës pot jo edhe nga pakica serbe ne Luginë.

Lidhur me kete Jonuz Musliu kryetar i KKSH-së njeherit kryetar i Kuvendit komunal te Bujanocit ka deklaruar për ahjencine e lajmeve “Presheva Jonë” se “reagimet e tilla i kemi pritur si nga institucionet ashtu edhe mediat serbe. Sigurisht një reagim te tille do ta bënim edhe ne nëse ne Plavë apo Gusi te emërohet ndonje shesh me emrin “Petrovic Njegosh”

Sipas Musliut “Propozimi i emërtimit të sheshit të Bujanocit, u votua me 22 vota pro, dhe 14 kundër dhe ne nuki mund te veprojme kunder vullentit shumice te nje populli ne Bujanoc. Besoj qe edhe Serbia duhet kuptuar dhe pranuar kete realitet aq me teper nese ajo flet ne Bruksel se “me shqiptaret e Lugines se Preshevës nuk kemi kurrfare problemi dhe sa ata gëzojne të drejta e tyre”

Propozimi për emërtimin e sheshit doli nga kryetari i kuvendit komunal, Jonuz Musliu, që është edhe ish-drejtor politik i SHP te UCPMB-së i mbështetur edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

 

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Ministria serbe e Pushtetit Lokal do ta miratoj emërtimin e ri të sheshit në Bujanoc. Ndërkohë shqiptarët mendojnë se Skenderbeu ka qenë hero i përmasave ballkanike dhe se rrugë e sheshe të shumta në botë bartin emrin e tij.

Skenderbeu ne Gjenevë, pse jo edhe ne Bujanoc e Nish ?

SKENDERBEUGENEVA1

Sipas kryetarit te Kuvedit te Bujanocit z.Musliut “Skenderbeun” do ta vejmë edhe në Nish, poqes e kërkojne shqiptaret atje. Aq me teper Skenderbeu ne Nish justifkohet sepse heroi yne dhe evropian qëndroi dikur  ne këte qytet, pikërisht  me 3 nentor te vitti 1443 me 300 kalorës dikur i cili shpëtoi jo vetem shqiptarët ne Nish por edhe  serbet dhe ballkanin nga osmanlinjt…”

“Nuk e besoj se Serbia eshte aq naive te kundershtoj sheshin e Bujanocit apo bustin e Skenderbut ne Nish kur dihet se “SKENDERBEU” yne sot ka pushtuar qendrat e civlizmit botërore si në: Gjenevë, Londër, New York, Bruksel, Romë, Budapestë” ka thëne në fund për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” z.Musliu

SHPËRNDAJE