Lirimi i Lirim Jakupit, i njohur si  Komandant “Nacisti” – UÇPMB-së është mirëpritur dhe pereshëndetur nga mbare shqiptaret ne Ballkan dhe diaspore. Sespe Lirim Jakupi, is hrebeu popuillit si ish-luftëtar i tri luftrave në ushtritë e trojeve shqiptare (UCPMB, UCK  dhe UCM)  atë të Kosovës, ushtria çlirimtare e Preshevës (UÇPMB)  Medvegjës e Bujanocit, si ne atë te Maqedonisë është liruar nga gjitha akuzat që kishte, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Lirimin e komandantit të UCPMB-së Lirim Jakupit i pari nga Lugina e Preshevës e ka pershendetur ish-drejtori politik i SHP te UCPMB-së Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së  dhe LPD-së. Jonuz Musliu, kryera i Kuvendit te Bjanocit  sot per agjencine e lajmeve “Persheva jonë” duke uruar lirmin e Lirimit ka pohuar se “liria e lirimit don te thote se shqiptaret e Luginës e duan me shum lirinë se sa luftzen, por ajo ju eshte imponuar,  per cka edhe luftuan për te, pamvaresiosht se misioni na mbet ne gjysëm dhe nuk shkoi deri ne fund amaneti i deshmoreve te UCPMB-së qe rane per clirimin e trojeve tona shqiptareve, per shkak disa matrapazeve tane politik , servile te Beogradit. Lirimi i komandatit Lirim Jakupi u deshmua se lufta e UCPMB-së ne Luginen e Preshevës për liri dhe demokraci ishte e pastër…”

Përmbyllja e konflikteve të armatosura dhe fillimi i proceseve politike për zgjidhjen e krizës në Luginën e Preshevës, të paraparë me marrëveshjen e Konçulit, të 21 majit 2001, nuk i përmbushi plotësisht kërkesat e drejtave të popullatës sonë të Luginës së Preshevës. Gjatë kësaj periudhe 17-vjeçare si per ish-komandtet dhe luftaret e UCPMB-së ashtu edhe për populluten nuk eshte bere asgje ne Luginen e Presheves.

Lirimin e komandantit të UCPMB-së Lirim Jakupit e ka pershëndetur edhe diaspora shqiptare nga Lugian e Preshevës ne Zvicër, Gjermani, Belgjike, Francë, Amerikë… Ihs-komandt “poeti” i  UCPMB-së Shefket Hasani, njehreir bashkelufttar i koamndant “nacistit” ka përshëdetur vemdimin e gjyktes kosavre dhe nderkombëtare ne Prishtinë.  “te gjithje ne komandantet dhe bashkeluftetaret kemi bere lufte te pastër ne Luginen e Preshevës sikur omandanti yne Lirim Jakupi.

“Ndonëse, kaluan 17 vjet nga lufta mes forcave te UCPMB-se dhe forcave armike te JNA-s , kujtimi për trimat e lirisë nuk harrohet kurrë, ngaqë Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Buajnoc, doli nga gjiri i popullit, ishte e popullit dhe veproi gjithnjë në interes të popullit të shqiptarëve të këtij rajoni.  Ndaj, 17 vite më parë, pikërisht më 26 janar të dimrit 2000, në Dobrosinin heroik, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Luginës së Preshevës shkrepën pushkën e parë dhe dolën në skenë publikisht. Këto ngjarje sa të dhembshme e aq krenare për popullin tonë martir e ngritën në shkallë të lartë problemin e rajonit të Luginës së Preshevës, duke e sensibilizuar atë brenda dhe jashtë vendit…” thote komandanti (“poeti”)  dhe  ish-luftëtari, veterani i UCMPB-së Shefket Hasani.

 

 

 

SHPËRNDAJE