Të dy anët e rrugës, që të shpienin deri te Shtëpia e Kulturës në fshatin Lluçan, ishin të mbushur me simpatizues të Lëvizjes së Progresit Demokratik, të cilët në mënyrë madhështore pritnin liderin e saj Jonuz Musliu, për ta shpalosur programin elektoral për zgjedhjet e 6 majit, raproton TvP.

 

 

Bujanoc, 27 perill
Salla e Shtëpisë së Kulturës si asnjëherë më parë ishte e mbushur përplot me simpatizues të LPD-së dhe e dekoruar për mrekulli me flamuj kombëtarë dhe partiakë si dhe e stolisur me posterë të liderit të këtij subjekti politik Jonuz Musliu dhe këshilltarëve të mundshëm për Kuvendin Komunal të Bujanocit.

Kryetari i LPD-së z.Jonuz Musliu, gjatë diskutimit të tij ka potencuar nevojën e ngritjes së infrastrukturës së fshatit, rregullimin e rregullimin e kanalizimit dhe projekte të tjera, të cilat janë prioritare për banorët e fshatit Lluçan. Në vazhdim lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, shpalosi programin zgjedhor të këtij subjekti politik, i cili është angazhuar për realizmin e kërkesave të qytetarëve në të gjitha fushat e veprimtarive me interes kombëtar e qytetar.

Tubimi elektoral u hap nën intonimin e Himnit kombëtar dhe me një minut heshtje për dëshmorët e kombit, të cilët u flijuan për lirinë e vendit.
Në fillim fjalën e mori kandidati për këshilltar komunal nga radhët e LPD-së, z. Ekrem Isufi, i cili paraqiti një varg prioritetesh për zhvillimin e infrastrukturës së fshatit Lluçan, me disa vërejtje së është mundur të bëhet më shumë për të mirën e këtij vendi, i cili me të drejtë është quajtur paqësor.

“Shkolla Fillore “Sami Frashëri”, thjesht nuk ka qenë vetëm një vatër arsimore, por edhe historike ngase gjatë periudhës së luftës në këtë shkollë dhe në këtë vend janë sjellë vendime të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare”, tha gjatë diskutimit të tij kryetari i nëndegës së LPD-së nga Lluçani, Ekrem Isufi, kandidat për këshilltar në Kuvendin Komunal të Bujanocit.

Për t’i realizuar këto projekte të rëndësishme për fshatin Lluça dhe banorët e saj, lideri i LPD-së Jonuz Musliu, kërkoi përkrahjen e të gjithëve, ngase ashtu bashkë mund të rrugëtojnë drejt fitoreve të sigurta.
Lideri i LPD-së, z. Jonuz Musliu, përmbylli diskutimin, duke ftuar elektoratin që sa më masovisht të dalin në zgjedhjet e 6 majit, për të rrethuar numrin 7 për një qeverisje të suksesshme komunale dhe numrin 15 për avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në nivel të Luginës së Preshevës.
Tubimin elektoral e konsideroi të mbyllur, kandidati për këshilltar komunal nga radhët e LPD-së, Ekrem Isufi, i cili ftoi bashkëfshatarët e tij, që të dalin sa më masovisht në zgjedhjet e 6 majit, për ta rrethuar nr. 7, për zgjedhjet lokale dhe nr. 15 për zgjedhjet parlamentare, njofton Qendra për Informim e LPD-së.

SHPËRNDAJE