“Shpirtërisht e me zemër, pajtohem plotësisht, që nje dite të luajmë së bashku nën një flamur te gjithe futbollistet tane nga mbare trojet tona etnike ne Gadishullit Ilirik,  nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Lugina.. Bile pa Preshevën nuk mund te paramendohej nje kombëtare shqiptare ne ballkan. Mbase në në të ardhme do ta arrijmë ta realizojme këtë ëndërr te madhe bashkëkombëtare, e nëse kjo do të ishte e mundur nje dite, do të isha e para qe do t’ia komunikoja gjithë shqiptarëve…” ka thenë në një interviste eksluzive për agjencine e lajemeve “Presheva Jonë” zonjusha Jona Dervishi, zdhedhenëse e Kuqezinjve, ndryshe drejtoreshe e informacionit pranë Federatës së Futbollit Shqiptar (FSH) ne Tiranë.

 

Per here te pare, nje femer si zedhenese dhe drejtore ne Marredheniet me Publikun ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Eshte kjo Jona Dervishi bukuroshja 28- vjeçare, qe aktualisht po menaxhon dhe koordinon qindra meshkuj, qe nga punonjesit e institucionit, futbollistet e deri te gazetaret sportive. Jona Dervishi, një ndër vajzat më të bukura, pjesë e rëndësishme e Federatës Shqiptare të Futbollit, në këtë intervistë për agencine e lajmeve “Presheva Jonë”, na zbulon krahas pasionit drejt një karriere të suksesshme në fushën e sportit edhe perspektiven e futbollit shqiptar ne Shqiperi, Kosovë..ballkan..

 

HISTORIKE: Qysh në krijimin e Federates së Futbollit ne 1930 e deri me sot, Jona Dervishi e para perfaqësuese e medias femër!..

Related imagePresheva Jonë: Dje ne politike sot ne sport Jona Dervishi. Cka don te thote kjo “dezertim” nga politika apo freskim ne sportin shqiptare me gjinine e bute, të bukur ne mesin e gjinise se “egër”,  të burrave ?

Jona Dervishi: Dikur edhe unë, në kohën e fakultetit fillimisht sikurse shumë të rinj bashkëmoshatarë të mi kisha aspiratë për të qënë pjesë e ndonjë forumi rinor politik, andaj dhe vendosa të aderoj ne strukuturat organizative te rinisë së një force politike qe quhej FRESSH. (Forumi rinor eurosocialist Shqiptar) forum ky asokohe në opozitë. Përtej pëlqimit për këtë forcë dhe lidershipin e saj pikërisht ishte në zgjedhjen time edhe për arsyen se të qënit në opozitë të bën automatikisht dhe një zë më shumë per t’iu bashkuar padrejtësive dhe pakenaqësive qytetare, gjithnjë kam menduar se kur një zë bashkohet me disa zëra të tjerë duhet ngritur perhere sa më lart derisa të arrijë edhe në veshin më te shurdhër.

 

Jona Dervishin: Po, na duhet një Kombëtare në Ballkan, që pa Preshevën as mund të mendohet

Presheva Jonë: Jona sot jeni në Federatën Shqiptare të Futbollit, që kurrë më parë nuk ishte drejtuar nga një femër. Shifet progres tash ne FSHF ?

Related imageJona Dervishi: Në fakt e kam thënë shpesh herë në intervistat e mia të mëparëshme, sepse dhe pyetja e përherëshme që më ka shoqëruar qysh kur jam bërë pjesë e ketij institucioni ka qënë pikërisht kjo që po me drejtoni dhe Ju sot . Sepse qysh në krijimin e Federates së Futbollit ne 1930 e deri me sot, jam e para perfaqësuese e medias femër, dhe të them te drejtën më pëlqen shumë fakti qe kam qenë para që kam thyer le të themi këtë “tabu”. Patjeter qe ka sherbyer per mire, pasi sic e dime gruaja është forcë e jashtëzakonshme dhe jam e mendimit qe sa më shumë gra e vajza aq më i suksesshëm një institucion.

 

Presheva Jonë: Ne FSHF keni sighurisht edhe shqiptare nga Lugina e Presheves…Munde te themi se sot kemi nje Shqiperi entike ne tephun e gjelber, dmth ne kombetaren tone ?

Jona Dervishi: Unë mund të them që kemi dy skuadra kombëtare të futbollit. Atë të Shqipërisë, dhe atë të Kosovës. Kjo e fundit e pranuar në familjen e UEFA-s dhe të FIFA-s dhe që përfaqësohet vetë. Luajnë shqiptarë dhe kosovarë bashkë, por janë dy skuadra kombëtare, që luajnë në fushë. Megjithatë, të gjitha trevat shqipfolëse sa herë luan kombëtarja e Kosovës dhe e Shqipërisë, bëjnë makisimumin e tifos. Dy trupa por nje zemër e vetme!

 

Kosova ne UEFA dhe FIFA lajm i shekujllit pas pamavresise se Kosovës

Image result for Jona Dervishi

Presheva Jonë: Si e keni pritur lajmin e pranimit te Kosove ne UEFA dhe FIFA ?

Jona Dervishi: Mbas kualifikimit të shqipërisë ne Euro 2016, ky patjetër ishte dhe lajmi më I gëzueshëm për të gjithë shqiptarët kudo qofshin ne shqipëri, nëpër trevat shqipëfolese apo dhe në diasporë. Sepse tanimë jo vetëm kombëtarja shqiptare, por edhe ajo e Kosovës do të perfaqësoje zemrat kuqezi në kompeticionet ndërkombëtare. Ndaj uroj dhe shpresoj që në kualifikueset për Euro 2020, shqipëria dhe kosova të jënë në tënjejtin grup, pasi një ndeshje Shqipëri – Kosovë do ishte një emocion për këdo qe do e fitonte. Unë do e quaja një ndeshje pa humbës.

 

Presheva Jonë:  Cfare bashkepunimi ka FSHF me keto dy organiozata evropiane dhe nderkombetare te futbollit te cilat, pos lavrdratvbe per futbillin shquptra, here pas here denojne Shqiperine?

Jona Dervishi: Realisht nuk mund të them se cfarë rasti I referoheni për dënimin e Shqipërisë. Nëse e keni për ndeshjen me Serbinë, natën e Beogradit, aty drejtësia u vu sërish në vend me vendimnin e Arbitrazhit dhe shqiptarët morën të drejtën e tyre . Ju dha Cezarit cka I takonte. Për raste të tjera bashkëpunimi dhe suporti per zhvillimin e Futbollit ne shqiperi ka qenë I vazhdueshëm.

 

Jona Dervishi: Dihet, pa Preshevën nuk mund te paramendohej nje kombëtare shqiptare ne ballkan

Related imagePresheva Jonë:  Kapiteni i kombetares Lorik Cana ne bisede me gazetari e agjencise se lajmeve “Presheva jonë” thote se edhe pas pranimit te Kosoves ne FIFA dhe UEFA ështe koha që shqiptarët në Ballkan të kenë një ekip kombëtar. Jo më 2-3 kombëtare me 2-3 flamuj, por dashtë Zoti një kombëtare, me një flamur !.. Ju Jona pajtoheni me kete ?

Jona Dervishi: Shpirtërisht e me zemër, pajtohem plotësisht, që nje dite të luajmë së bashku nën një flamur te gjithe futbollistet tane nga mbare trojet tona etnike ne Gadishullin Ilrik,  nga Shqipëria, Kosova, Maqednoia e Lugina.. Bile pa Preshevën nuk mund te paramendohej nje kombëtare shqiptare ne ballkan. Por, bazuar me rregulloret e institucioneve ndërkombëtare te Futbollit kjo gjë për momentin nuk është e mundur. Mbase në në të ardhme do ta arrijmë ta realizojme këtë ëndërr te madhe bashkëkombëtare, e nëse kjo do të ishte e mundur nje dite, do të isha e para qe do t’ia komunikoja gjithë shqiptarëve.

 

Presheva Jonë: Jona, ishin ne diplomaci (politike ne MPJ) sot ne sport ne krye te FSHF-se. Po neser ? Cilat janë ambiciet tuaja, çfarë mendoni të bëni në të ardhmen, akrrimi, fotomodele, gazetare, pse jo !

Jona Dervishi: Për një periudhë të shkurtër, kam qënë pjese edhe e institucionit të Ministrisë së jashtme të shqipërisë, por nuk zgjati shumë aq sa pëe të më dhënë mundësinë e plotë për të qënë tamam pjesë e stafit dhe për të kontribuar totalisht, pasi Projekti i Federatës shqiptare të Futbollit më dha shansin te bëhesha pjesë e familjes së madhe te Kombëtares. Ndërsa përsa i përket të ardhmes time kudo qofsha, do jetë patjetër në kontribut per vendin tim kjo ështëe e sigurtë.

 

Presheva Jonë:  Znjsh.Dervishi per fund cfare mendon per futbollin shqiptar ne diaspore, sidomos ate ne Zvicer? Menodni te merreni “huazoni” dicka nga Zvicra apo t’i jepni asaj dicka edhe ndonje futbollist ?…

Jona Dervishi: Fokusi I ekipeve kombëtare, ka qene I shpërndarë në të gjithë diasporën shqiptare dhe vecanërisht tek lojtarët qe luajnë në kampionatin zvicerian, dhe gjithashtu shume prej tyre janë pajisur me pasaportë shqiptare duke u bërë dhe pjesë e kombëtares së shqiperisë. Patjetër që fokusi per ti marre të luajne në kombëtare nuk do të ndalet pasi eksperienca ka treguar qe këta djem te talentuar janë bërë vërtetë pjesë e rëndësishme e Futbollit tonë.

Related image

 

SHPËRNDAJE