Dark Mode Light Mode

Jona Dervishi i çmend serbët me këtë deklaratë dhënë në “Presheva Jonë”

 

Preshevë, 23 qershor   -Pas “provokimeve” të shumta nga të gjitha anët, serbët i ka “provokuar” edhe zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë, ajo ka folur edhe për ndeshjen e mbrëmshme. (“Ona je za Preševsku informativnu agenciju “Preševo Jone” istakla da je simbol albanskih orlova jasna poruka za Beograd, ali samo u slučaju da ih Srbija razume.“)

“Nuk ishte një ndeshje normale, por një ndeshje për krenari. Shqiponjat Shqiptare luftuan nën petkun e quajtur ‘Zvicër’! Dhe arritën të fluturonin lart duke i dhënë Serbisë mesazhin se, ne luftojmë me paqe e jo me luftë!..”, ka thënë Dervishi.

Advertisement

Ajo ka shkuar edhe më tutje, duke mos e fshehur ëndrrën e saj. “Thellë në shpirt, jam e bindur se një ditë do të luajmë nën një flamur të vetëm dhe të gjithë futbollistët tanë nga Gadishulli Ilirik, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia do të jenë në një kombëtare, natyrisht nuk mund ta mendoj Kombëtaren as pa Luginën e Preshevës”, është shprehur Dervishi, ndërsa kjo deklaratë e saj cituar në të gjitha mediet serbe. (“Duboko u srcu, potpuno  verujem da ćemo jednog dana igrati pod jednom zastavom i da će svi naši fudbaleri biti sa Ilirskog poluostrva, iz Albanije, Makedonije, a isto ne mogu da zamislim i bez Preševske doline.”)

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 4 =

Previous Post

Huligenët serbe kaos ne Austri. Pas humbjes me Zvicren te deshpruar, ata sulmojne policine

Next Post

“Presheva jonë” nga Brukseli. Perfundoi “ndeshja” mes kosovareve dhe serbeve, jo në Kaliningrad, por në BE

Advertisement