BENSONHURST BROOKLYN NY Pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hage, Kryeministri Hashim Thaqi deklaroj :”Tani mbikëqyrjes së pavarësise së Kosovës i erdhi fundi.” Kjo deklaratë, edhe pse u duk atëhere, se nuk kishte peshë, por meqë u bë pas vizitës së Kryeministrit Thaqi në SHBA – nxiti shume “hamendje” duke aluduar në atë se çfarë ” i thanë miqtë amerikanë” nga Washingtoni Kryeministrit të Kosovës zotit Hashim Thaqi.Në mbledhjen e saj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me rezolutën 63/3 të miratuar me voten 77 vendeve antarë, ku 6 ishin kundër, kurse 74 vende anëtare të OKB-së abstenuan, ajo i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organ kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara që të jap një mendim këshillëdhënës.
OKB – ja refuzon kërkesën e Serbisë dhe nxjerr jashtë “loje” kryediplomatin serb Jeremiq ….. për të dytën herë
Përsëri me kërkesë të Serbisë, dhe vetë Ministritit të Jashtëm serbë Vuk Jeremiq – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur konsultime të mbyllura për situatën në Kosovë.
Organi më i lartë i OKB-së, këtë mesëjavë ka refuzuar thirrjet e Serbisë për një takim të veçantë të Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutoheshin sipas kërkesës së Serbisë “tensionet në rritje në mes të Kosovës dhe Serbisë.” Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, pas kësaj ka protestuar pasi nuk u lejua të adresojë konsultimet ashtu si mendonte ai.“Është shumë e vështirë, tha ai për ne të kuptojmë se përse kaq shumë rezistencë për të dhënë kontribut në debatin e një shteti anëtar të Kombeve të Bashkuara. Ju mund të pajtoheni ose jo me atë që ka për të thënë Serbia, por të paktën është e drejtë të na dëgjoni – ne nuk u lejuam të dëgjohemi”, tha Jeremiq, duke pranuar “disfatën” politike me keqëardhje.
faktikisht ka qënë nën kontrollin e Beogradit. Ekspertët tani janë më shumë optimistë se perspektivat e zgjidhjes së problemit të veriut i erdhi fundi.”