Dark Mode Light Mode

Jeremic: Vuçiq si Millosheviqi, Thaçi si Tugjmani

Preshevë, 2 shkurt -Diplomati serb ish-drejtues i Asamblesë së përgjithshme të OKB-së Vuk Jeremic ka akuzuar Prishtinën dhe Beogradin se  po prodhon situata artificiale duke bërë fushatë në prag të zgjedhjeve në Serbi dhe Kosovë me qellim të zgjatje se tyre në pushtet, transmeton “Presheva Jonë”

 

Jeremic zbulon: Vuçiq dhe Thaçi aranzhuan tensionimin artificial të situatës për fushatë dhe pushtet

Advertisement

Sipas diplomati serb “rritja e tensioneve në Kosovës bëhet nga Hashim Thaçi ne bashkëpunim me Aleksandar Vuçiq, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Serbi dhe Kosovë..”

Jeremic, i cili është edhe kryetar i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (CIRSD), vuri në dukje se “një sjellje e tillë është e njohur tashmë në këtë fushë, sepse Vuçiq dhe Thaçi sillen sikur dikur Slobodan Milosevic dhe Franjo Tugjman, kur ata duan për të konsoliduar pushtetin e tyre..”.

Duket se edhe treni laraman dhe provokues ishte produkt i Thaçit dhe Vuçiqit për poena politik.

“Thaçi dhe Vuçiq sot duan të konsoliduar pushtetin e tyre përgjatë 10 viteve të ardhshme. Kjo është e qartë se në Bruksel u pajtuan të bisedojnë me dyer të mbyllura. Por, shtrohet pyetja se vërtetë çfarë ata biseduan?… Kur ata të kthehen flasin gjoja për një takim të rëndë dhe me mjaft vështirësi. Kurse kryeministri ynë merr helikopterin dhe fluturon drejt Rashkës dhe bën thirrje për konsultime me Veriun..”

“Kur ju keni një këshilltarë të tilla si Tony Blair, duhet të pyes veten pse kryeministri i një vendi të vendos  shkon në Amerikë një muaj para fitores së Donald Trump,  përfshirë në mënyrë aktive në fushatën e Hillari Klinton ” tha Jeremic

 

View Comments (1) View Comments (1)
  1. Sigurishte , kurse BE e friksuar per sigurine ne rajon , i fton skenaristet profesionist nga Kosova dhe Serbija ne Bruksel te cilet , me gjase kane humbur mbeshtetjen nga votuesit e tyre . Me vere faktin qe jane ftuar ne Bruksel , skenaristet jane faktorizuar , tani nga Brukseli e jo nga vota kurse , tani pak rendesi ka qe s kane mbeshtetje te elektoratit ne shtetet e tyre , e rendesishme eshte se jane ftuar ne Bruksel sepse , pamjet nga ekranet televizive nga Brukseli ata vetevetiu i bene faktor dhe te forte per te vazhduar te mirren te Mirren me punet e tyre te
    pista ne vendet e tyre , te vazhdojne lireshem te merren me monopolet e tyre , me rrjetet e tyre kriminale dhe , kur te kthehen ne shtetet e tyre , te. vazhdojne ti genjejne votuesit e tyre se si nga Brukseli jane kthyer si fitimtar sepse ” kane arritur marreveshje ne dobi te interesave te shteteve te tyre ” e qe ne te vertet kjo mund te perkthehet si suksese ne favor te monopoleve te tyre dhe rrjeteve te tyre kriminale , gje ishte edhe qellimi i fundit i skenaristeve profesionist , autoreve te mureve dhe trenave lara – lara , Vuciq dhe Thaci e qe diplomati serb Vuk Jeremiq , kandidat per president ne zgjedhjet e ardheshme presidenciale ne serbi , me te drejte ka ardhur deri te ky konstatim..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four − 4 =

Previous Post

Ambasadori britanik Denis Keefe takon kryetarin e Bujanocit dhe Preshevës

Next Post

Thaci ja fal Preshevën Dacicit. Shqitarët e Luginës kurrë s'kanë jetuar më mirë se sa sot në Serbi!?

Advertisement